Bilanci i vetingut dyvjeçar në Shqipëri, 83 gjykatës dhe prokurorë të shkarkuar

Nga një janari i vitit 2018, e deri në dhjetor të këtij viti, gjatë procesit të vetingut në Shqipëri, kanë kaluar 220 gjykatës dhe prokurorë, shkruan TV Ora News.

Komisioni i pavarur për kualifikime, (KPK) njoftoi se 94 gjykatës dhe prokurorë kanë mbetur në vendet e tyre të punës, përderisa 83 tjerë prej tyre janë pushuar nga puna, respektivisht një subjekt është suspenduar për një periudhë prej një viti, ndërsa 16 subjekte e kanë përfunduar procesin e vlerësimit, por ende nuk ka vendim përfundimtar.

“Numri i të pushuarve nga sistemi pritet të jetë më i madh, për shkak se pritet rreth 800 gjykatës, prokuror dhe asistent juridikë nga tre nivelet e gjyqësorit të kalojnë përgjatë sitës së vetingut”, theksojnë TV Ora News.

Sipas KPK-së, arsyeja e shkarkimit të gjykatësve dhe prokurorëve të deritanishëm është se ata nuk kanë mundur ta arsyetojnë prejardhjen e pronës. Përderisa, sipas KPK-së, në disa raste ajo është për shkak të joprofesionalizimit, për shkak se kanë sjell vendime të padrejta.

“Por, ky është vetëm filtrimi i parë, për shkak se 90 për qind e rasteve të vërtetuar nga organi i shkallës së parë, Komisari publik e shfrytëzon të drejtën e ankesës me largim nga sistemi të emrave, siç është Besnik Muça, për të cilin kohë më parë presidenti i shtetit nënshkroi dekret për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pastaj anëtari i Këshillit të Lartë të prokurorëve, Gentian Osmani, si dhe gjykatës e prokuror tjerë, të cilët me sukses e kanë kaluar shkallën e parë të kontrollit, por të cilët kanë rënë në Kolegjium e Veçant të Apelit, institucion i pavarur, i cili mes tjerash ka për detyrë t’i vlerësojë vendimet e KPK-së”, thonë nga TV Ora News.

Po ashtu, niveli i dytë i vlerësimit po zhvillohet me dinamikë të ngadalësuar nga niveli i parë, gjegjësisht numri i vendimit është i vogël.

Por, të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e shkarkuar nga institucioni i shkallës së dytë drejtësinë e kanë kërkuar para Gjykatës së Strasburgut, e cila ka shqyrtuar disa ankesa, mirëpo ende nuk ka shqiptuar vendime, të cilat do të shërbejnë si praktikë për subjektet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button