RMV, ende nuk ka marrëveshje për ministrin teknik të Brendshëm, konsultimet përfunduan

Refuzimi i LSDM-së të propozimit të VMRO-PMNE-së opozitare, Dagan Kovaçki të jetë ministër teknik i Punëve të Brendshme në qeverinë kalimtare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e vazhdoi pasigurinë rreth përbërjes së Qeverisë teknike, e cila duhet të rrumbullaksohet para 3 janarit në Maqedoninë e Veriut.

Komunikimi mes dy partive, pas takimit të së shtunës të liderëve, dje u refuzua përmes rrjeteve sociale dhe komunikatave.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski përmes profilit të tij në Fejsbuk tha se “frenimi i një profesionisti për MPB, nuk do ta evitojë dështimin e pashmangshëm, por do ta rrisë”, pas së cilës kumtoi se partia opozitare duhet të propozojë kandidat tjetër për shkak se propozimi i parashtruar është në kundërshtim me Kushtetutën.

Nga ana tjetër, LSDM-ja kumtoi se VMRO-DPMNE-ja opozitare duhet të propozojë kandidat tjetër për ministër teknik të Punëve të Brendshme.

“Është e qartë se propozimin që partia opozitare e ka nxjerrë në takimin e liderëve është në kundërshtim me Kushtetutën. Deri më 3 janar ka mjaftueshëm kohë të arrihet pajtueshmëri e zgjedhjeve që do të ndodhin më 12 prill”, kumtoi LSDM, duke porositur VMRO-DPMNE-në se nuk mund t’i referohet të drejtës, e të promovojë propozime në kundërshtim me Kushtetutën.

Por, lideri i BDI-së dhe koalicioni partner i LSDM-së Ali Ahmeti, i cili gjithashtu të shtunën kishte takim me Mickovskin për kuadrot e reja në Qeverinë kalimtare, deklaroi se për ta propozimi i VMRO-DPMNE-së për ministër teknik është i pranueshëm.

LEXO: U takuan lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i VMRO-së, Hristijan Mickoski, këto janë deklaratat e tyre

Sipas Zaevit, Qeveria teknike duhet të formohet më 3 janar dhe se ajo nuk do të ketë kurrfarë lëshime.
“Zgjedhjet më 12 prill duhet t’i shohim si çështje e mbyllur, të gjitha partitë pajtohen me datën. Në propozimet e opozitës për ministra dhe zëvendësministra plotësues duhet të shikohet në mënyrë pragmatike dhe të thjeshtë”, thekson Zaev.

Ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pardje deklaroi se është i gatshëm për funksionin kryeministër teknik në qeverinë kalimtare, pasi që vendi një vendim i këtillë është marrë në seancën e Këshillit qendror dhe ekzekutiv.

Pjesë e ekipit të qeverisë kalimtare të LSDM-së do të jenë edhe Sllavjanka Petrovska, e cila do të jetë zëvendësministre plotësuese në MPB, ndërsa funksion të tillë në MPPS do të kryejë Sanella Shkrijelj.

Sipas ligjit, opozita duhet të vjen në konsultime për propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe ai të pranohet nga pushteti (dy partitë më të mëdha).

Në takimin e liderëve te presidenti Pendarovski,u dakordua që më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentareSipas procedurës, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet qeveri teknike ose ajo të ndodh më 3 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button