Janë arrestuar më shumë se 200 njerëz për shkak të vulgaritetit dhe abuzimit në Arabi

 Më shumë se 200 persona janë arrestuar ditëve të fundit në Arabinë Saudite për shkak të “vulgaritetit” dhe “abuzimit”, fushata e parë e këtij lloji nga zbutja e normave shoqërore në këtë vend konservativ, njofton MIA.

Rreth 120 burra dhe gra janë arrestuar javën e kaluar për “veshje joadekuate”, kumtoi policia në Riad, duke shtuar se të arrestuarit kanë marrë gjoba përkatëse pa precizuar çfarë lloji. Të paktën 88 persona janë arrestuar ditëve të fundit për “abuzim”, thuhet në një komunikatë tjetër të policisë.

Arrestimet pasuan pas ankesave të grave në mediat sociale, në të cilat pohohet se janë keqpërdorur gjatë festivalit për muzikë elektronike që u mbajt në fillim të dhjetorit në afërsi të Riadit.

Kjo është fushata e parë e këtij lloji pasi që princi saudit, trashëguesi i fronit Muhamed bin Salman filloi të zbusë disa norma shoqërore. Politika e tij solli deri në hapje të sërishme të kinemave, lejimin e grave që të ngasin automjete dhe organizim të koncerteve dhe ngjarjeve të ndryshme sportive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button