Në spitalin “8 Shtatori” prej nesër në funksionim laboratoria e re mikrobiologjike

Në ISHP Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” prej nesër do të funksionojë  laboratoria e re  për mikrobiologji,  në të cilën do të bëhen  të gjitha hulumtimet e nevojshme  bakteriologjike dhe virusologjike, ndërsa në kohën më të afërt edhe hulumtime bashkëkohore gjenetike.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se me hapjen e laboratorisë së re shërbimi do të jetë më afër pacientëve, përkatësisht  deri te të gjithë qytetarët të cilët vijnë në këtë institucion, transmeton MIA.

Filipçe paralajmëroi se vitin e ardhshëm kanë plan edhe disa aktivitete, të cilat, siç tha,  tërhiqen shumë vjet,  ndërsa kanë të bëjnë me  infrastrukturën e vjetëruar dhe për shkak të asaj nga fillimi i vitit 2020 planifikojnë  aksion të madh për përmirësimin infrastrukturor të të gjitha spitaleve të përgjithshme, shtëpive  shëndetësore  dhe klinikave aty ku nevojitet  në korrnizat e sistemit shëndetësor publik.

Drejtori i ISHP “8 Shtatori”, Hristijan Kostov tha se laboratoria e re do të vendoset në hapësirat  e laboratorisë së mëparshme Galen dhe  ato hapësira janë renovuar dhe  në mënyrë funksionale janë pajisur me pajisje të re, me çka mundësohet  funksionim adekuat i kësaj laboratorie  mikrobiologjike.

Mikrobiologia  specialiste në spitalin “8 Shtatori”, Andrijana Shumanovska, tha se laboratoria  është pajisur me mjete  më bashkëkohore për funksionim,  në fillim do të mundësohen  të gjitha hulumtimet bakteriologjike, ndërsa në të ardhmen do të punohet edhe në hulumtimet  molekulare dhe virusologjike,  si dhe hulumtimet më të reja gjenetike  që mund të punohen në vetë laboratorinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button