Ministria pa internet adresë, deputetë dhe komuna pa profile në rrjetet sociale

Tetëdhjetë e shtatë deputetë,nga gjithsej 120, kanë përdorë media sociale në vitin 2019. Kabineti qeveritar ka pas 24 nga 26 ministrat në internet, ndërsa numri i kryetarëve aktivë në të paktën një faqe të mediave sociale në vitin e kaluar ishte 74 nga 81, ka treguar analiza e Institutit për qeverisje të mirë dhe perspektiva Euro-Atlantike (IQMPE), transmeton NOVATV, transmeton Portalb.mk.

Krahasimi me anketat e kaluara të realizuara në vitin 2017 dhe vitin e kaluar tregojnë që, zyrtarët publik kanë parë një rënie ose ngecje në përdorimin aktiv të mediave sociale pothuajse kudo.

Facebook më i njohuri në mesin e deputetëve

Pak më shumë se dy të tretat ose 87 nga përfaqësuesve të popullit kanë qenë aktivë në Facebook në vitin 2018. Pastaj vijon Instagrami, platformë në të cilën onlajn aktivitete kanë pas 23 deputetë, ndërsa në fund të listës është Twitter, i cili ishte i popullarizuar tek 10 përqind e deputetëve, përkatësisht si mjet komunikimi e kanë përzgjedhur 12 deputetë.

Statistikat tregojnë se gjithsej 10 deputetë përdorin Facebook, Twitter dhe Instagram në të njëjtën kohë, ndërsa 31 deputetë nuk kishin profil/faqe apo kanal në asnjë media sociale në vitin 2019.

Për dallim nga analiza e parë që në këtë temë e ka realizuar IQMPE në vitin 2009 ka një rritje të numrit të deputetëve të pranishëm në Facebook. Asokohe këso aktivitete kanë pas 35 deputetë, që është një numër jashtëzakonisht të ulët krahasuar me 110 deputetë në internet në vitin 2017 dhe 112 në vitin 2018. Në krahasim me vitin e kaluar 2018 kur në Twitter dhe Instagram aktivëishin 31 persona, në vitin 2019 vërehet një ulje e dukshme e aktiviteteve të këtyre mediave sociale.

Deputetë

“Zyrtarët publik duhet të jenë shumë më të hapur për median dhe t’u përgjigjen pyetjeve të tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Në të njëjtën kohë, gjatë digjitalizimit, është e nevojshme që të gjitha të dhënat për punën e tyre të jenë në dispozicion në internet që, përfundimisht duhet të vendosen themelet për transparencën digjitale të zyrtarëve dhe institucioneve publike. Ata nuk duhet të jenë të pranishëm në internet sepse është moderne, por mbi të gjitha për të përmbushur pritshmëritë dhe shprehitë e qytetarëve, numër i madh i të cilëve janë aktivë në internet”, thotë Bojan Kordallov, autori i analizës për nevojat e IQMPE.

Ministrat e preferojnë Twitter-in dhe Instagram-in

Analiza tregoi më tej se 24 nga 26 ministrat në qeveri kanë qenë aktivë në Facebook në vitin 2019, që është zmadhin të qëndrueshme dhe rritje në krahasim me vitet e kaluara. Në vitin 2017, ky numër ishte 20 ministra, dhe në vitin 2018 pati rritje, me 23 anëtarë të kabinetit të pranishëm në rrjetin më të madh shoqëror.

Ulje krahasuar me vitin e kaluar u vërejt në praninë e anëtarëve të Qeverisë në Twitter dhe Instagram. Instagram ka qenë zgjedhje e 11 ministrave, ndërsa 10 kishin vendosur të jetë aktiv në Twitter. Në krahasim me vitin 2017 – tetë ministra në Twitter dhe 10 në Instagram; krahasuar me vitin 2018 – 14 ministra në Twitter dhe 14 në Instagram.

Statistikat tregojnë se gjithsej nëntë anëtarë të kabinetit qeveritar përdorën njëkohësisht Facebook, Twitter dhe Instagram, ndërsa dy ministra nuk kanë qenë fare të pranishëm dhe të hapur për tëkomunikim i dyanshëm përmes mediave sociale në vitin 2019.

Kryeministri aktual Zoran Zaev, si dhe kreu i propozuar i qeverisë teknike, Oliver Spasovski janë njëkohësisht aktivë në të gjitha mediat sociale (Facebook, Twitter dhe Instagram), nga ato që janë përfshirë me këtë analizë.

Analiza mbulon për herë të parë praninë në internet të ministrive dhe internetplatformëne qeverisë. Uebfaqe zyrtare kanë 16 ministri, një ministri nuk ka faqe në internet, 12 janë aktive në Facebook, gjashtë në Twitter dhe pesë nga 17 janë në Instagram.

Vetëm Qeveria, Ministria e financave dhe Ministria e shëndetësisë janë të pranishme edhe në internet edhe kanë llogarinë Facebook, Twitter dhe Instagram, ndërsa pesë ministri nuk ofrojnë mundësinë për t’u kontaktuar përmes mediave sociale.

“Është inkurajuese që e gjithë udhëheqja e shtetit – Presidenti, Kryeministri dhe Presidenti i Kuvendit – janë të pranishëm në onlajn platformat. Sidoqoftë, të gjithë zyrtarët publik duhet të praktikojnë këtë qasje pasi transparenca dhe përgjegjësia duhet të arrihet në të gjitha nivelet e qeverisë. Thënë më thjeshtë, çdo zyrtar publik dhe institucion i financuar nga buxheti, domethënë paratë e qytetarëve dhe ndërmarrjeve, duhet të jetë i përgjegjshëm dhe i hapur për ata që i financojnë, dhe atyre t’u japin llogari”, thotë Kordalov.

Kabineti qeveritar
Kabineti qeveritar

Madje 23 komuna pa profile në rrjetet sociale

Ulje në përdorimin aktiv të mediave sociale është vërejtur gjithashtu midis njësive të qeverisjes vendore – 74 nga 81 kryetarët kanë qenë aktive në Facebook në vitin 2019.

Në vitin 2017, ky numër ishte 80, dhe në 2018, 79 kryetarë të komunave kishin qenë të pranishëm në rrjetin më rë madh social.

Vetëm 5 kryetarë të komunave janë aktivë në Twitter në vitin 2019, krahasuar me 25 në Instagram.Krahasuar me 2017 – 5 kryetarë komunash kanë qenë në Twitter dhe 21 në Instagram; Në krahasim me vitin 2018 – 7 kryetarë komunashnë Twitter dhe 29 në Instagram.

Statistikat tregojnë se gjithsej tre kryetarë komunash kanë përdorur njëkohësisht Facebook, Twitter dhe Instagram, ndërsa shtatë nuk kanë qenë të pranishëm në asnjë nga faqet e mediave sociale në vitin 2019.

Situata në nivelin lokal për vitin 2019 është me sa vion – të gjitha 81 komunatnë vend kanë faqe në internet, 55 janë të pranishme në Facebook, 5 në Twitter, dhe 12 komuna ofrojnë mundësinë për t’u kontaktuar përmes Instagram. Në internet faqen zyrtare dhe profilet në rrjetet sociale (Facebook, Twitter dhe Instagram) njëkohësisht kanë Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Karposhit, ndërsa në epokën e digjitalizimit, madje 23 komuna nuk kanë qasje përmes ndonjë prej këtyre tre rrjeteve sociale .

Lista e Qeverisë dhe Ministrive të cilat (nuk) kanë përdorë rrjete sociale në vitin 2019

Lista e deputetëve të cilët (nuk) kanë përdorë rrjete sociale në vitin 2019

Presidenti dhe përdorimi i rrjeteve sociale në vitin 2019

Lista e kryetarëve të komunave të cilët (nuk) kanë përdorë rrjete sociale në vitin 2019

Lista e komunave të cilat (nuk) kanë përdorë rrjete sociale në vitin 2019

Analiza është bërë nga të dhënat e publikuara në mediat sociale midis 15 dhe 23.10.2019, si dhe midis 19 dhe 27 Dhjetor 2019.

Shënim: Profilet / faqet / kanalet e mediave sociale që janë private, d.m.th të mbyllura ose nuk mirëmbahen për një kohë të gjatë nuk merren parasysh në këtë analizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button