Filipçe: Nuk janë larguar 400 mjekë të rinj, por 160

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, demanton informacionet se mbi 400 mjekë të rinj e kanë braktisur vendin, të dhëna që u publikuan nga Asociacioni i mjekëve  dhe specializantëve të rinj. Filipçe thekson se nuk e di nëse bëhet fjalë për informacione të rrejshme ose thjeshtë  spin, njofton TV Shenja.

“Pasi doli ky informacion në opinion ne i kontrolluam të dhënat dhe numrat. Nuk e di nëse bëhet fjalë për informacion të rrejshëm apo dikush ka dashur të bëj spin me informacionin, por në Odën e Mjekëve janë lëshuar vetëm 160 vërtetime për largim jashtë vendit, ndërsa kjo ju duhet mjekëve të rinj ose mjekëve me përvojë të cilët shkojnë të punojnë qoftë edhe përkohësisht, për shkak se pa atë vërtetim nuk mund të nostrifikojnë dokumentet në cilin do shtet”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button