Filloi shkëmbimi i të burgosurve mes Kievit dhe separatistëve pro-rusë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve mes separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës dhe administratës së Kievit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga rrjeti social i Zyrës së Presidencës së Ukrainës, bëhet e ditur se në pikën e kontrollit Mayorsk në rajonin Donetsk ka filluar proesi i lirimit të të burgosurve.

Avokatja e Popullit e Ukrainës, Ludmila Denisova, në deklaratën e saj tha se gjatë ditës nga separatistët do të pranohen 80 të burgosur, duke shtuar se ky numër mund të ndryshojë.

Burimet lokale theksojnë se edhe nga pala ukrainase do të lirohen rreth 80 të burgosur.

Më 9 dhjetor, në kryeqytetin e Francës, Paris, pas një pauze tre vjeçare u zhvillu Samiti i Liderëve të Katërshes së Normandisë (Gjermani, Francë, Rusi, Ukrainë) për të gjetur zgjidhje për krizën në Ukrainë.

Në konferencën për media pas samitit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte potencuar se kanë trajtuar çështjen e shkëmbimit të të burgorsurve mes Ukrainës dhe Rusisë, duke shtuar se kanë arritur marrëveshje që më së voni deri në fund të muajit të realizohet ky shkëmbim.

Pas incidenteve në Kiev në vitin 2015, separatistët pro-rusë në lindje të vendit kishin shpallur një administratë të ashtuquajtur të pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button