Numri i viktimave nga tajfuni në Filipine rritet në 41

Numri i viktimave nga tajfuni i fuqishëm që ka goditur pjesë të Filipineve javën e kaluar është rritur në 41, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore e lajmeve e Filipineve ka njoftuar se të paktën 28 persona janë plagosur ndërsa 12 të tjerë janë shpallur të zhdukur si rezultat së stuhisë.

Viktimat janë raportuar nga disa lokacione, duke përfshirë rajonin Mimaropa dhe provincat Capiz, Iloilo, dhe Leyte.

Agjencia gjithashtu njofton se tajfuni Phanfone, që nga vendasit njihet si Ursula, ka shkaktuar dëme të mëdha në rajonet qendrore të vendit, duke prekur rreth 400.000 familje dhe duke dëmtuar rreth 266.000 shtëpi.

Autoritetet kanë evakuuar të paktën 10.000 persona në zonat e sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button