Është zbuluar diamanti 190 karat

Prodhuesi kryesor në botë i diamantëve Alrosa, cetëm pak ditë para Vitit të Ri 2020, kompania ka zbuluar një diamant të madh. Guri i çmuar i përket kategorisë më të pastërt të diamantëve, prej 190.77 karat.

Diamanti u zbulua në republikën Siberiane të Yakutia të Rusisë në orët e para të 25 dhjetorit. Sipas të dhënave paraprake, guri gjendet aty prej rreth 2 miliardë vitesh, por një ekzaminim i mëtejshëm do të përcaktojë edhe moshën e saktë.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Alrosa, Evgeny Agureev tha se natyra ka qenë shumë bujare këtë vit, me “surpriza” të jashtëzakonshme, siç është diamanti në formë zemre, i cili gjithashtu u zbulua nga ndërmarrja  para Ditës së Shën Valentinit, transmeton Gazeta Sinjal.

Në fillim të këtij viti, kompania kryesore ruse për zbulimin e diamanteve zbuloi dhe diamantin Matryoshka të pazakontë, i cili ka një perlë që lëviz lirshëm brenda një kristali më të madh, që i ngjan kukullës tradicionale ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button