Irak, janë vrarë 6 pjesëtarë të ISIS-it

Të paktën gjashtë terroristë të organizatës terroriste ISIS janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror në Irak në afërsi me kufirin e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i Policisë në provincën e Mosulit, Faysal al-Juburi, në deklaratën për AA, tha se avionët luftarakë të Forcave Ajrore të Irakut, kanë shënjestruar pozicionet e ISIS-it në jug të provincës.

Ai tha se si rezultat i operacionit janë vrarë 6 pjesëtarë të ISIS-it.

Nga mesi i vitit 2014, ISIS-i mori afërsisht një të tretën e Irakut, përfshirë edhe qytetin verior të Mosulit.

Deri në fund të vitin 2017, ushtria irakiane, me ndihmën e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA, rimori të gjitha territoret e humbura nga grupi terrorist.

Edhe pse zyrtarët në Bagdad thonë se prania e ISIS-it në vend është zhdukur në masë të madhe, grupi terrorist ka vazhduar të organizojë sulme sporadike në provincat Nineveh, Kirkuk, Diyala, Saladin dhe Anbar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button