Kërcënimi për vrasje të Albin Kurtit, u arrestua Haxhi Hoti

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti i cili kërcënoi Albin Kurtin me anë të një statusi në “Facebook’ është arrestuar nga policia e Kosovës.

Hoti shkruante se Kurti duhet të largohet nga Kosova ose do të vritet.

Në lidhje me këtë rast reagoi edhe Lëvizja Vetëvendosje me anë të një statusi në ‘Facebook’., transmeton Top Channel

zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha: “Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button