Greva në Francë hyn në ditën e 23 të saj

Greva e transportit në Francë ka hyrë tashmë në ditën e 23 të saj, dhe vazhdon të sjellë imazhe kaotike nga stacionet e trenave në Paris, edhe këtë fundjavë ndërsa sindikatat mbeten të vendosura të vazhdojnë aksionin e tyre kundër reformës së pensioneve të kërkuar nga qeveria franceze.

Një nga gjashtë trena të shpejtësisë së lartë, ishin në funksion të shtunën.

Sindikalistët duket se nuk kanë ndër mend të tërhiqen, e pasi minuan planet e mijëra francezëve për Krishtlindje, po kërcënojnë edhe ato për vitin e ri., transmeton Top Channel

E hyrë tashmë në ditën e 23 të saj, greva është më e gjatë edhe se ajo e famshmja 22 ditore, e dimrit 1995, kundër reduktimit të fondeve për mirëqënien sociale, kur në pushtet ishte Zhak Shirak. Atëherë, qeveria franceze u detyrua të tërhiqej nga planet. Ndërkohë, greva më e gjatë në Francë ka zgjatur për 28 ditë, përfshirë Krishtlindjet, në vitet 1986-1987.

Por, edhe një tjetër lëvizje, ajo e jelekëverdhëve, nuk po ndalet. Këta të fundit, ndonëse më të reduktuar në numra se më parë, u mblodhën në Place de la Bourse në Paris, për javën e 59 të protestave, duke iu bashkuar punonjësve të hekurudhave dhe grevistëve të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button