Në autostradën Tetovë-Gostivar janë goditur me veturë dy polic, njëri ka vdekur

Sot rreth orës 19:00 në rrugën Tetovë-Gostivar, punonjësit e policisë nga SPB –Gostivar, P.J dhe F.SH përderisa po siguronin një aksident rrugor i cili kishte ndodhur më herët mes dy automjeteve, ata u goditën nga një veturë e tipit “Ford Focus”, informojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

F.SH është transferuar në Spitalin e Gostivarit kurse P.GJ ka ndërruar jetë.

Vozitësi i mjetit “Ford Focus” është privuar nga liria, bëhet fjalë për personin R.SH i cili drejtonte mjetin me targa të Kërçovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button