IPhone XR është telefoni më i shitur në tremujorin e tretë

Të dhënat më të reja nga raporti i Counterpoint Research, Market Pulse, tregojnë se iPhone XR nga kompania Apple është telefoni më i shitur gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, me një hisen totale në treg prej tre për qind, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Më saktësisht, iPhone XR e ka mbajtur pozicionin udhëheqës që nga lansimi i tij në tremujorin e katërt të vitit 2018. Së bashku me iPhone XR edhe iPhone 11 renditet në listën Top 10 të pajisjeve sipas pjesëmarrjes në treg, duke u renditur në vendin e pestë me 1.6% të hises në treg.

Në listën e 10 pajisjeve me hisen më të lartë në treg ndodhen tre modele nga seria A e Samsungut, e cila njihet për çmimet e lira dhe karakteristikat e shkëlqyera, shkruan KOHA Ditore. Tre telefona në listën Top 10 i ka edhe Oppo, dhe kjo kryesisht për shkak të shitjeve të mëdha në Kinë dhe rajonet e tjera përreth.

Është interesante se, krahasuar me vitin e kaluar, numri i pajisjeve premium në listë ka rënë nga pesë në vetëm tre. Sipas Counterpoint, arsyeja për këtë qëndron në përmirësimin e specifikimeve të telefonave nga segmenti i mesëm. Kështu shumica e telefonave më të rinj të segmentit të mesëm e ofrojnë një raport më të mirë të çmimit dhe performancës/karakteristikave sesa modelet më të vjetra premium.

Në të ardhmen, në listën Top 10 priten më shumë telefona me mbështetje 5G, ndërkohë që rrjeti i gjeneratës së ardhshme të pranohet gjithnjë e më shumë globalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button