Von der Leyen paralajmëroi se mund të shtyhet periudha e tranzicionit të Brexit

Një zyrtar i lartë europian ka sugjeruar se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson duhet të konsiderojë sërish refuzimin e tij për të shtyrë periudhën e tranzicionit pas datës zyrtare të 31 janarit 2020, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Ursula von der Leyen ka shprehur se është “seriozisht e shqetësuar” për mundësinë për të përmbyllur negociatat mbi “një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe shumë temave të tjera” tha ajo gjatë një interviste me gazetën franceze Les Echos.

“Jam shumë e shqetësuar sesa pak kohë kemi”, Von der Leyentha Von der Leyen. “Mendoj se të dyja palët, duhet të mendojnë seriozisht nëse negociatat janë të realizueshme në një kohë kaq të shkurtër”.

Pas daljes zyrtare së Britanisë nga Bashkimi Europian, do të ketë një periudhë 11-mujore tranzicioni për të përmbyllur detajet e marrëdhënieve të tyre në të ardhmen.

Kryetarja e Komisionit Von der Leyen është duke drejtuar institucionin përgjegjës për bisedimet e Brexit dhe negociatat për marrëveshjet tregtare me në emër të vendeve anëtare.

Këto lloj marrëveshjesh shpesh duan vite që të përmbyllen dhe shumë ndërmarrje kanë frikë se Mbretëria e Bashkuar mund të jetë përballë një skenari për një “Brexit pa marrëveshje” në fillim të 2021.

Por kryeministri Boris Johnson ngul këmbë se nuk do të pranojë vonesa të mëtejshme. Johnson, i cili fitoi zgjedhjet më herët gjatë këtij muaji me një shumicë bindëse parlamentare, çka e ndihmoi për të nxitur marrëveshjen e Brexit.

Kur Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimin Europian në fund të janarit, do të jetë hera e parë që një vend largohet nga blloku më i madh tregtar në botë. Negociatat ndërmjet vendeve të tjera anëtare dhe qeverisë britanike mbi të ardhmen e tregtisë, arsimin dhe marrëdhëniet për transportin mund të nisin vetëm pas 31 janarit dhe duhet të përmbyllen deri në fund të 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button