Atentatorët urbanë: Si ia dolën një ndërmjetës, kryetar komune dhe disa biznesmenë ta ndryshojnë Taftalixhen

Nga viti 2007 deri në 2015, janë bërë 104 ndryshime në ligjet kryesore për ndërtim në Parlamentin e Maqedonisë. Përmes projekteve të ndërtimit të sponsorizuara nga shteti brenda vetëm një dekadë, qyteti është transformuar në mënyrë radikale, shkruan Irl.mk, transmeton Portalb.mk.

Çdo plan i ri urban mundësonte ndërtim të pakontrolluar të një grupi të vogël të fuqishëm me para dhe me miq në politikë. Ndryshimet nuk shërbyen për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Politikanët të cilët vendosin për këtë gjithmonë kanë një përgjigje: Gjithçka është sipas ligjit. I tillë është rasti me Taftalixhen. Përmes kërkimit të qindra dokumenteve në institucionet shtetërore dhe arkivat digjitale, ekipi IRL ka zbuluar se si vetëm brenda pesë vitesh u ndërtuan të ashtuquajturat monstra betoni në lagjen Taftalixhe. Personazhet kryesore në këtë histori janë emra të njohur në biznesin e parave dhe miqve në media dhe politikë. Ja si, përmes shembullit të Taftalixhes, ndodhi transformimi i qytetit tonë.

Me propozimin e kryetarit të komunës Stevce Jakimovski, në verën e vitin 2015 mbërrin plani i ri i detajuar urbanistik. Në atë plan janë parashikuar ndërtesa të mëdha në vende tërheqëse në lagjen Taftalixhe. Protestat e qytetarëve nuk kanë shumë ndikim në vendimet e shumicës së VMRO DPMNE dhe këshilltarëve të GROM. Opozita do të largohet nga seanca.

Në ditën e Buzmit, qyteti do të ketë planin e ri urbanistik. Hapet terreni për ofensivën agresive dhe masiv ndërtimore që do të vijojë gjatë 3 viteve të ardhshme. Por i gjithë operacioni fillon shumë më herët.

Një dhuratë e pazakontë

Viti është 2003. Dhjetë persona aplikojnë për kthimin e pronave në territorin e komunës Karposh. Emrat nuk kanë ndonjë domethënie në publik. Marija Basarova, Sllavka Naskova, Cvetanka Kostadinovska, Vasilka Gjorshievska, Nada Komlenac, Jordan Gjorgjievski, Aleksandar Trajkovski, Slavko Gjorgjievski, Ljubica Dobrevska dhe Sofka Trajkovska kërkojnë toka në shumë vende. Në disa parcela veç më ka objekte të ndërtuara pika për karburante, spitale, por disa mijëra hektarë iu kthehen trashëgimtarëve të pronës së nacionalizuar. Shumica e këtyre parcelave janë në lagjen Taftalixhe. Pikërisht në ato parcela ku mu vonë do të ndërtohen mostrat e betonit më vonë, siç i quajnë qytetarët. Prona është në duart e këtyre njerëzve.

Në vitin 2011 fillojnë ndryshimet e pronësisë, përkatësisht pronarët e parcelave u dhurojnë pjesët e tyre trashëgimtarëve të tyre. Ndryshimet kryesore ndodhin nga viti 2014 në 2017, kur si pronarë hyjnë firmat “Ormançe”, “Piramida Inzhenering”, “Amarired”, Petar Mishiq dhe BllagojaTrajkovski. Sipas dëshmive të biznesmenëve të përfshirë në ndërtimin e Taftalixhes, të cilët me ne kanë fol në kushte të anonimitetit, këta njerëz dhe forma veprojnë si ndërmjetës midis pronarëve të pronave, komunës dhe kompanive të mëdha ndërtimore. Ndërmjetësit janë ata që i kanë gjetur parcelat e duhura për ndërtimin e ndërtesave me ato përmasa. Ata i kanë bindur pronarët e pronarët t’ua bartin vetëm një pjesë të vogël të pronës tyre, ndërsa si kundërvlerë u kanë premtuar nga parcelat e tyre do të bëjnë parajsë ndërtimore në të cilin ata do të merrnin pjesën e tyre. Shumica e këtyre marrëveshjeve janë marrëveshje për dhurata ose peshqeshe.

IRL ka përgatitur një video me të cilën synon që qytetarëve t’ua shpjegoj në një mënyrë të thjeshtë dhe narrative se çfarë ka ndodhur në Taftalixhe dhe cilat janë pasojat. Nëse e shikoni videon, mos harroni ta lexoni këtë storje deri në fund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button