Është rrëzuar aeroplani afër Almatit, 12 persona të vdekur

Një aeroplan pasagjerësh është rrëzuar në Kazakistan, duke lënë të vdekur të paktën 12 persona, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Brendshme ka thënë fillimisht se 15 persona kanë vdekur, mirëpo në vonë kur ka publikuar listën e viktimave, aty janë përmendur qenë vetëm 12 të vdekur, përfshirë kapitenin e aeroplanit.

Aeroplani i kompanisë kazake, Bek Air është përplasur në një ndërtesë, pak pasi është nisur nga Aeroporti i Almatit në mëngjesin e së premtes.

Të mbijetuarit kanë treguar se si kanë ecur mes rrënojave në errësirë dhe mot të ftohtë.

Të paktën 60 persona janë plagosur, duke përfshirë disa fëmijë dhe të gjithë janë dërguar në spital.

Aeroplani i llojit, Fokker 100 ishte nisur nga qyteti më i madh i Kazakistanit Almati, për në kryeqytetin, Nur-Sultan.

Shkaku i rrëzimit të aeroplanit ende nuk është bërë i ditur. Një gazetar i agjencisë së lajmeve, Reuters ka thënë se në skenën e incidentit ka pasur shumë mjegull.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button