Edhe pse hedhurina të rrezikshme e importojmë vetëm si lëndë të papërpunuara edhe kjo keqpërdoret

A importohen apo jo hedhurina të rrezikshme në Maqedoni dhe me çfarë dedikimi importohen në përgjithësi hedhurina në këtë vend është dilemë me të cilën përballen qytetarët pasi në publik u paraqitën fotografi të mbeturinave të importuara. Kjo çështje është rregulluar me Ligjin ekzistues për menaxhim me hedhurina, ndërsa muajin e fundit shteti në disa raste demantonte se në Maqedoni importohen, depozitohen dhe digjen hedhurina të rrezikshme, që vihet në kontekst të ndotjes së zmadhuar të ajrit, publiku ende nuk është i bindur në argumentet e Qeverisë, shkruan Meta.mk.

Në këto demante megjithatë nuk është i bindur as partneri i koalicionit në të njëjtën atë Qeveri partia RDM, ashtu që deputetet e saj në Parlament kanë parashtruar propozim për ndryshim të Ligjit për menaxhim me hedhurina, me çka do të ndalohet importim i hedhurinave si burim i energjisë.

“Me këtë do të mënjanohet ndotja e ajrit që buron nga djegia e hedhurinave të importuara që përdoret në kapacitete industriale si energjens në procesin prodhues”, qëndron ndër të tjerat në komunikatën për publikun me të cilën kjo parti, e cila përndryshe ka përfaqësues të saj në institucionet kyçe shtetërore që përkujdesen pikërisht për mjedisin jetësor dhe ndotjen – Ministria për mjedis jetësor, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor dhe Inspektorati i Qytetit.

Deponija e Shutkës - pjesa e papastruar
Foto arkiv

Në Maqedoni importohen hedhurina të rrezikshme, thotë Ana Karanfillovska Mazneva, udhëheqëse e Sektorit për hedhurina pranë Ministrisë për mjedis jetësor. Po, kjo tingëllon kështu shumë e rrezikshme kur të thuhet, mirëpo ajo mund të importohet vetëm nëse përpunohet për energji apo lëndë të papërpunuar. Nëse nuk keni instilacion në të cilën këto hedhurina mund të përpunohen apo riciklohen, ne nuk u japim leje për import. Lejohet import i hedhurinave vetëm nëse e dimë destinacionin përfundimtar të hedhurinës dhe nëse instilacioni ka leje, përndryshe – jo.

Sipas Maznevës, nën hedhurina të rrezikshme bëjnë pjesë edhe akumulatorë të vjetër, ndërsa ato importohen në vendin tonë por edhe eksportohen.

“Të gjithë akumulatorët e vjetër të importuar përfundojnë në firmë e cila ka A licencë ekologjike të integruar dhe e cila nga akumulatorë të vjetor prodhon të ri dhe i lëshon në treg. Ky është ripërpunim. Donë të thotë futen hedhurina të rrezikshme, por jemi të njoftuar për rrugën ku shkon”, siguron Mazneva.

Diskutim të ashpër në temën nëse, përfundimisht, në Maqedoni importohen ose jo hedhurina të rrezikshme me të cilat veprohet në mënyrë që e rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe shkakton ndotje ka pasur edhe në mbledhjen e fundit të Këshilli për siguri te presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, në të cilën kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të koalicionit qytetar Front i Gjelbër.

Gjatë kësaj, nga burime të pranishëm në mbledhje, “Meta” zbulon që zëvendës ministri për mjedis jetësor Jani Makraduli fillimisht ka thënë që në Maqedoni nuk importohen hedhurina të rrezikshme, mirëpo pasi të pranishmit e kanë përballur me të dhënat zyrtare të publikuara në ueb-faqen e MMJPH, ai ka komentuar që nuk janë importuar hedhurina radioaktive.

Neni 103 nga ligji në fuqi për menaxhim me hedhurina nuk është i saktë sa duhet kur thotë që ndalohet importim i hedhurinave në territorin e Republikës së Maqedonisë, për depozitim për shkak të mënjanimit si dhe që ndalohet import i hedhurinave të rrezikshme që është i përzier me hedhurina të parrezikshme apo me komponentë të tjerë të cilët e zvogëlojnë ndikimin e dëmshëm dhe karakteristikat e rrezikshme të hedhurinave. Megjithatë në të njëjtin nen qëndron edhe se lejohet import i hedhurinave që mund të jenë të sigurta për përpunim, pa rrezik se do ta cenojë mjedisin jetësor, jetën dhe shëndetin e njerëzve, të përdoret si lëndë e papërpunuar apo të përdoret si burim energjie, mirëpo nuk është saktësuar nëse ky lloj i hedhurinave është i klasifikuar vetëm si i parrezikshëm ose ekziston mundësi në bazë të kësaj të importohen edhe lloje tjera të hedhurinave të rrezikshme.

Foto arkiv

Sipas ekspertëve të problematikës me hedhurinat, problem po aq i madh është importi edhe i hedhurinave të parrezikshme, të zakonshme, për shkak se ekziston rrezik real që ato të digjen apo të trajtohen në mënyrë që bëjnë të rrezikshme.

“Nuk është problem vetëm nëse importohet apo nuk është hedhurinë e rrezikshme, por mënyra si veprohet me atë. Plastmasi, për shembull, vetvetiu nuk është i rrezikshëm, mirëpo nëse e digjni lëshon kimikate të rrezikshme ndaj shëndetit, siç janë merkuri, kadmiumi, arseni, dyoksinet, vlerat e të cilave në fakt në Maqedoni aspak nuk maten me instrumentet matëse për ndotjen e ajrit”, thotë Toni Nikushevski, aktivist i Lëvizjes për ajër të pastër, që në janar të këtij viti e bllokoi hyrjen në deponinë e Shkupit, Drislla në shenjë të paralajmërimit për organet kompetente të dëshmojnë që aty nuk digjet dhe nuk deponohen hedhurina të importuara në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Sipas përfaqësuesit të Lëvizjes për ajër të pastër, që përndryshe është pjesë e Frontit të Gjelbër, koalicioni i shoqatave qytetare që qëndron mbrapa protestave kundër ndotjes dhe mbrapa kërkesave të përfshira në të ashtuquajturin Libër i Gjelbër me të cilin nga Qeveria kërkohet zgjidhje e problemeve të shumta ekologjike në vend – veçanërisht është rrezikshme djegia e plastmasit në temperatura të cilat nuk janë të larta.

“Nga Usje thonë që koftorët e tyre punojnë në temperatura mbi 1.000 deri 2.000 gradë dhe djegia është pa produkte anësore me përbërje të dëmshme sikur dyoksidet. Mirëpo a është e mundur gjatë procesit të tyre teknologjik koftorët vazhdimisht të punojnë me të njëjtën temperaturë? Jo. Duhet të dihet fakti që të gjitha fabrikat për çimento në botë emitojnë dyokside, vallë kjo e jona jo? Atëherë ta propozojmë për kampion të ekologjisë, shton Nikushevski.

Prapë se prapë, Nikushevski konsideron që propozimi i RDM për ndalesë të importit të hedhurinave nuk është i mirë – për shkak se në të ardhmen hedhurinat sikur ajo që e përdorin instalacionet sikur fabrikat e çimentos mund të deklarohen si lëndë e papërpunuar dhe e sigurt për import dhe kërkon ndryshime më të sakta dhe më konkrete në Ligjin për menaxhim me hedhurina që në të ardhmen të parandalohen keqpërdorime të këtilla.

Deponi në Shuto Orizare
Foto arkiv

Në vendin tonë nuk bëhen të gjitha analizat dhe hulumtimet e mundshme për atë që importohet si hedhurina, por vetëm çka kontrollohet me numrat tarifor dhe dokumentet e përfshira. Te ne hedhurinat importohen vetëm me kontroll në letër, pa analiza laboratorike, akuzuan para pak kohe nga O2 Iniciativa. Sipas tyre, garancitë nga kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësues të tjerë qeveritar që importi i hedhurinave bëhet sipas të gjitha rregullave dhe standardeve ligjore është vetëm PR parazgjedhor dhe nuk ka lidhje me realitetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button