Të ndërmerren masa urgjente, Maqedonia e Veriut po bëhet vend për persona të moshuar

Duhet të ndërmerren masa urgjente, të drejtpërdrejta dhe konkrete, sepse është e qartë se ajo që është ndërmarrë me vite si strategji për popullatën nuk ka dhënë rezultate, alarmojnë demografët që kur vendi këtë vit për herë të parë ka hyrë në fazë të shkallës negative të shtimit natyror të popullatës, njofton Portalb.mk.

Tre shtylla mund të konstatohen si shkaqe kryesore për të cilat Maqedonia ka hyrë në fazën e shkallës negative të shtimit natyral të popullatës.

Njëra, që është edhe tendencë evropiane, është mënyra bashkëkohore e jetës, që në mesatare përfshin një deri dy fëmijë në familje.
E dyta është mungesa e çfarëdo politike shtetërore për të stimuluar natalitetin.
Dhe e treta, ndoshta më karakteristike për Maqedoninë, është tendenca e shpërnguljes masive të të rinjve, të cilët janë bazë e zhvillimit të popullatës.

Shpërngulja është trend i cili shënon përmasa gjithnjë e më masive. Statistika shënon që, për dallim prej asaj që në vend çdo vit lindin gjithnjë e më pak fëmijë, në vendet e Evropës ka trend të numrit në rritje të foshnjave me prind nga Maqedonia.

Në opinion me vite imponohet pyetja nëse dikush në shtet seriozisht është duke u marrë me tendencat demografike dhe lëvizjet e popullatës, si dhe me gjetjen e shkaqeve kryesore për këtë shkallë të zvogëluar të natalitetit.

Demografi Donço Gerasimovski pret që shifrat deri në fund të vitit të jenë dëshpëruese, ndërsa në vitin 2020 edhe më të theksuara.

“Duhet të ndërmerren masa urgjente, të drejtpërdrejta dhe konkrete, sepse është e qartë se ajo që është ndërmarrë me vite si strategji për popullatën nuk ka dhënë rezultatet. Është e pashmangshme që Qeveria ta hap çështjen e strategjisë dhe politikës demografike dhe të popullimit në shtet. Për shembull, në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiq ka iniciuar procedurë, përkatësisht ka përcaktuar ministër pa resor për politikë të popullimit dhe ka formuar komision që do të punojë për këtë çështje. Edhe shumë vende tjera kanë filluar një sërë aktivitetesh” – thekson për Nova Makedonija, Gerasimovski.

Shpërngulja jashtë shtetit është opsion madje për 70 përqind të studentëve!

Studentë

Hulumtimi i fundit i mendimit publik është temë “Shpërngulja e të rinjve dhe cilësia jete”, që e ka realizuar Instituti për hulumtime politike nga Shkupi (IPIS), në periudhën nga 10 deri 13 qershor të këtij viti, me 1.119 të intervistuar të rinj, mbi 18 vjeç, në nivel të vendit ka treguar që shpërngulja jashtë shtetit është opsion madje për 70 përqind të studentëve.

Statistika thotë që në vitin 2018/2019 akademik janë regjistruar gjithsej 53.677 studentë, që është zvogëlim për 5,7 përqind në krahasim me vitin e kaluar, kur gjithsej kanë qenë të regjistruar 56.941 studentë.

Nëse në vitin 2010 ka pasur 24.296 fëmijë të lindur, vitin e kaluar ajo shifër ka pësuar rënie në 21.333, që është rënie për 2.963 fëmijë.

Në nivel shtetëror në vitin 2018 si filloristë janë regjistruar 22.130 fëmijë. Kjo është gjeneratë e fëmijëve të cilët janë lindur në vitin 2012, duke pasur parasysh atë që në shkollë fillore regjistrohen fëmijë në moshën gjashtëvjeçare. Atë vit 2012, sipas statistikës, në Maqedoni kanë lindur 23.568 fëmijë. Nëse dihet që arsimi fillor është e detyrueshëm dhe se të gjithë fëmijët duhet të regjistrohen në shkollë, matematika e thjeshtë tregon që nga fëmijët e lindur në vitin 2012, 1.483 fëmijë nuk janë regjistruar si filloristë në vitin 2018.

Këtu hapet dilema ku janë këta fëmijë. A nuk janë të regjistruar në shkollë apo, ndoshta bashkë me prindërit janë shpërngulur nga vendi? Vallë shpërngulja e përshpejtuar e banorëve po lë gjurmë të thella mbi zvogëlimin e numrit të filloristëve në vend?

Sipas ekspertëve që kanë njohuri për gjendjet, kjo shifër tregon që këta fëmijë bashkë me prindërit e tyre janë shpërngulur nga Maqedonia dhe që arsimin fillor e kanë nisur në ndonjë nga vendet në Evropën Perëndimore.

Maqedonia këtë vit për herë të parë në historinë e saj ka hyrë në fazë të shtimit negativ natyrore ose, siç quhet në fazë të mortalitetit më të lartë nga nataliteti. Këtë e tregojnë të dhënat statistikore, sipas të cilave, në nëntë muajt e parë të këtij viti kanë lindur më pak fëmijë nga numri i personave që kanë vdekur. Donë të thotë, në nëntë muajt e parë të këtij viti në vend numri i foshnjave të lindura të gjalla është 14.622, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2018 kanë lindur 16.069. Analiza tregon që në nëntë muajt e parë të këtij viti ka pasur 1.447 më pak fëmijë të lindur të gjallë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Në anën tjetër, në nëntë muajt e parë të vitit 2019 kanë vdekur 730 persona më tepër se vitin e kaluar, ose që në vitin 2019 kanë ndërruar jetë 15.260, ndërsa në vitin 2018 kanë ndërruar jetë 14.530 persona.

Kjo praktikisht donë të thotë që popullata në shtet, me këtë tendencë, do të zvogëlohet në vend që të rritet dhe që murtaja e bardhë ka ardhur edhe në Maqedoni, një nga shtetet e fundit në rajon që deri tani ka pasur rritje minimale të popullatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button