(VIDEO) Ziadin Sela: Do ti vemë zjarrin Kuvendit!

Në seancën e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale pas kufizimit të fjalimeve, deputeti i PDSH-së Ziadin Sela tha se PDSH ka mënyrë tjetër për bllokimin e këtij ligji, të cilën do ta përdorë kur diskutimi të arrijë në amendamentin e fundit.
 
“Të tregoj unë se si bllokohet ky ligj, do të tregoj amendamentin e fundit kur të vini ta diskutoni do të shihni se si bllokohet ligji. Do të shihni kur ti marrim këto foltore, këta mikrofonë dhe këtij Parlamenti të ja vemë zjarrin. Doni kështu?” – tha Sela në proceduralen e tij.

Për shkak se deputeti i PDSH-së refuzoi të ndërpresë proceduralen pas kërkesës së kryetares së komisionit Cvetanka Ivanova, kjo e fundit ndërpreu seancën dhe dha gjysëm ore pauzë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button