VMRO-DPMNE: Rasti “Reket”, Qeveria ishte vendosur në banesën e “Boki 13”

Nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thonë se kabineti qeveritar në hije ishte i vendosur në banesën e “Bokit 13”. “Operacioni ‘Reket’ ishte koordinuar nga atje. Nga atje u zgjodhën viktimat dhe mënyra se si bashkëpunëtorët e ngushtë të Zaevit do të merrnin miliona euro”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së, të bërë sot, shkruan Portalb.mk.

Sipas partisë, gjysma e qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev kishte seanca të rregullta në banesën “Bokit 13”. Shekerinska, Filipçe, Kiracovski dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë dhe të partisë ishin rregullisht në banesën e tij.

“Të gjithë shikuan luksin në të cilin jeton ‘Boki 13’ dhe milionat që janë hedhur dhe e dinin që ata nuk ishin fituar me ligj dhe me ndershmëri. Kjo është arsyeja pse Dimitrov fshehu krimin e raportuar nga diplomatët e huaj, dhe Zaev nuk mund të kujtohet dhe të provojë kur ai e paraqiti rastin. Kështu që Spasovski komunikoi me sulmuesit në vend që t’i arrestonte ata, ndërsa ‘Boki 13’ u paralajmërua të mos kontaktojë me viktimat e haraçit të cilët u inkurajuan ta paraqesin krimin e oktapodit politike-media dhe prokurori”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button