Historianët, shtëpia e ‘Kongresit të Manastirit’, nuk e ka të definuar pronësinë

Shteti është neglizhent ndaj monumenteve historike shqipare, kështu thotë historian Nebi Dervishi, duke u ndalur konkretisht në objektin e ashtëquajtur muze të ‘Kongresit të Manastirit’ në vigjilje të 100 vjetorit të Pavarsisë dhe 104 vjetorit të alfabetit shqip.

Ai akuzon organet shtetrore dhe partinë në pushtet për mospërfillje të këtij monumenti të rëndësishëm historik, sipas të cilit ka edhe problem të pronësisë.

“Një ndër problemet që është në këtë muze të alfabetit është se akoma nuk është zgjidhur çështja e pronësisë. Shtëpia e Kongresit u tha se do ta merr Drejtoria për mbrojtjen e monumenteve apo të kulturës të historisë në fakt se është i mbrojtur me ligj, në fakt asgjë nuk është marrë në konsideratë as nuk është zgjedhur pronësia. Për ambientin e shtëpisë fare nuk është investuar aspak nuk është ndërmarrë asgjë, ne kemi fjalë se do të bëjmë ashtu e kështu… Ai komision i cili është për 100 vjetorin e Pavarësisë nuk është kompetent do të thotë që është në baza partiake, dhe nxitojnë vetëm për tubime” tha Dervishi.

‘Sa i përket momentin kulturor, të historisë dhe gjuhës shqipe shtëpia e Kongresit të Manastirit është lënë në mëshirën e fatit. Theksohet se jemi në prag të 104 vjetorit të mbajtjes së Kongresit të ABC, asgjë nuk është bërë. Në 2008 u investua pak në këtë drejtim, në fakt u rregullua fasada dhe çatia, ndërkaq interieri apo brenda asgjë nuk është bërë, do të thotë vetëm një shminkë edhe asgjë tjetër’ tha Dervishi.

Ndryshe në prag të shënimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, me 22 nëntor bëhet shënimi përvjetorit të Kongresit të Alfabetit në Manastir si dhe do të ketë edhe tubim shkencor të grave Nermin Vlora dhe aktivitete shkencore sportive edukative kulturore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button