Dëshironi të dini sekretet e rinisë së përjetshme të Jennifer Lopez?

Kush nuk e ka zili lëkurën e Jennifer Lopez? Këngëtarja duket se nuk plaket kurrë, pavarësisht viteve që kalojnë dhe të gjithë do të donim t’i dinim sekretet e rinisë së saj të përjetshme, shkruan Class.

Sipas J.Lo, një prej sekreteve të saj është gjumi i mirë dhe cilësor.

“Trupit së pari i duhet shumë gjumë. Është më mirë të flemë nëntë ose dhjetë orë, por unë bëj çmos që të arrij të paktën tetë orë gjumë”, -thotë Jennifer Lopez.

Megjithatë një gjumë i mirë nuk mjafton. Këngëtarja ka edhe disa sekrete të vogla që i ka ndarë me të gjithë ata që janë të interesuar t’i mësojnë dhe pse jo t’i praktikojnë.

Xhenifer Lopez
Xhenifer Lopez

Konsumon ushqime të freskëta

Si shumë të famshëm, Jennifer konsumon ushqime të freskëta, veçanërisht fruta dhe perime, të cilat ndikojnë në pamjen e freskët të lëkurës së saj. Shumë ujë dhe ushqim i freskët janë sekreti i lëkurës së saj të bukur.

Shmang pirjen e duhanit dhe alkoolin

“Ajo i përmbahet një stili të shëndetshëm. Ajo nuk pi cigare, ha shëndetshëm dhe bën gjumë të mjaftueshëm”, -tha i fejuari i J.Lo-së, Alex Rodriguez.

Beson se bukuria është gjendje shpirtërore

“Unë mendoj se bukuria vjen nga brenda dhe se gjëja më e rëndësishme është të harmonizoni trupin me shpirtin. Unë besoj në meditim dhe se kur jeni të lumtur, rrezatoni bukuri”, -thotë aktorja.

Beson se gjenetika luan një rol të rëndësishëm

Nëse mendoni se J. Lo ka lindur thjesht me lëkurë të bukur, nuk gaboheni. Ajo ka deklaruar se i ka gjenet e mira dhe se nëna dhe gjyshja e saj kishin lëkurë të bukur.

Përdor disa hile

Jennifer ka ritualet e veta që në asnjë mënyrë nuk i anashkalon. Gjithmonë pastron fytyrën tërësisht pas ushtrimit për pore të pastra dhe lëkurë të shëndetshme. Kurrë nuk shkon për të fjetur pa hequr më parë grimin. Ajo kujdeset shumë për ta mbajtur lëkurën të hidratuar mirë. Gjithmonë aplikon krem me faktor mbrojtës gjatë ditës. Sekreti është edhe në përdorimin e acidit glikolik për të arritur një shkëlqim të shëndetshëm dhe lëkurë të pastër. Jennifer përpiqet të vendosë sa më pak grim të jetë e mundur, rrallëherë vendos grim të rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button