Spanja është kyçur në tensionet diplomatike mes Meksikës dhe Bolivisë

Qeveria e përkohshme në Bolivi e cila pretendoi se anëtarët e delegacionit spanjoll që vizituan ambasadoren e Meksikës në La Paz, Maria Teresa Mercado, kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, njoftoi se do t’i dërgojë notë diplomatike Spanjës, raporton Anadolu Agency (AA).

Tashmë edhe Spanja është kyçur në tensionet diplomatike mes Meksikës dhe Bolivisë, pasi përreth ambasadës në La Paz gjenden një numër i madh i zyrtarëve të inteligjencës si dhe oficerë të sigurisë.

Sipas lajmeve në mediave boliviane, ministrja e Punëve të Jashtme e qeverisë së përkohshme të Bolivisë, Karen Longaric, në një konferencë për media në kryeqytetin La Paz pretendoi se në mesin e diplomatëve spanjollë që vizituan ambasadoren meksikane Mercado në rezidencën e saj, kishte edhe persona të maskuar.

Ajo shtoi se banorët e rajonit kanë pohuar se personat në fjalë kanë qenë tl armatosur, duke thënë se Spanja ka shkelur sovranitetin e Bolivisë dhe se do të dërgojnë notë diplomatike.

– Meksika me një deklaratë ndryshe

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Meksikës përmes një kumtese njoftoi se vizita është kryer pa asnjë problem, por se automjeti që ka ardhur në rezidencën e ambasadores për të marrë delegacionin spanjoll, është ndaluar nga policët bolivianë.

– Kriza mes qeverisë së përkohshme të Bolivisë dhe Meksikës

Meksika e cila e përshkroi si puç procesin që shkaktoi dorëheqjen e presidentit të Bolivisë, Evo Morales, ka pranuar në ambasadën në La Paz 9 persona nga ish-administrata në vend dhe u ka dhënë azil.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, para disa ditësh tha se përreth ambasadës gjenden një numër i madh i zyrtarëve të inteligjencës si dhe oficerë të sigurisë dhe se kjo nënkupton shkelje të Konventës së Vjenës, duke njoftuar se do të çojnë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

– Kriza në Bolivi

Bolivia u përfshi nga trazirat në tetor me demonstrata kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në të cilat Morales shpalli fitoren për një mandat të katërt.

Demonstruesit dolën në rrugë, duke i quajtur rezultatet të falsifikuara. Ai u tërhoq më pas nga detyra nën presionin e ushtrisë dhe policisë.

Pas dorëheqjes, Morales kërkoi azil politik në Meksikë dhe u zotua se përfundimisht do të kthehet në Bolivi me më shumë “forcë dhe energji”.

Ligjvënësja opozitare Jeanine Anez e ka shpallur veten presidente të përkohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button