Aksident në autostradën Tetovë-Shkup

Një person i lënduar rëndë dhe një tjetër më lehtë i lënduar. Ky është bilanci i fatkeqësisë së mbrëmshme të komunikacionit në autostradën Tetovë-Shkup. Dy automjete kanë humbur kontrollin dhe kanë dalur nga rruga, njofton Portalb.mk. Pas daljes nga rruga të shoferit të parë, si pasojë edhe një automobil tjetër ka dalë nga rruga për shkak të mbetjeve të automjetit dhe infrastrukturës së rrugës, informoi sot SPB Tetovë.

“Automjeti i tipit “Opel Astra” me targa të Tetovës i drejtuar nga tetovari 33 vjeçar D.A. e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Automjeti ka goditur në rrethojën mbrojtëse dhe është përmbysur. Shoferi i cili ka qenë vetëm në automjet, ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa pas dhënies së ndihmës mjekësore në spitalin e Tetovës është dërguar në Klinikat e Shkupit. Si pasojë e fatkeqësisë së komunikacionit, për shkak të mbetjeve nga rrethoja e dëmtuar dhe qelqi i thyer nga rruga ka dalur edhe automjeti “Reno laguna” me targa të Tetovës i drejtuar nga 24 vjeçarja F.M. nga Pallatica. Ajo gjithashtu ka qenë vetëm në automjet, por ka kaluar me lëndime të lehta”, informon zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifoski.

Fatkeqësia e komunikacionit ka ndodhur rreth orës 21:00  në mbikalimin e fshatit Trebosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button