RMV, Komisioni për parandalim të korrupsionit dhe pritshmëritë joreale të publikut

Për rezultate më të dukshme në luftën kundër korrupsionit nevojitet përfshirje e plotë e të gjitha institucioneve, e jo vetëm e Komisionit Antikorrupsion. Ekspertët thonë që KSHPK punon, por me mungesë të kuadrit dhe të mjeteve materiale, ndërsa në kushte të tilla është e pamundur t’u përgjigjet pritshmërive tepër të larta në publik, transmeton Portalb.mk.

Për pjesën më të madhe të ekspertëve, fillimi ambicioz i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, me përbërjen e re që është zgjedhur më tetë shkurt të këtij viti, ishte sinjal i mirë në procesin e reformave kundër korrupsionit. Komisioni ka hapur shumë raste, duke demonstruar përcaktimin për t’u përballur me këtë problem, mirëpo përshtypja në publik, në fund të viti, është që rezultatet nuk janë proporcionale me pritshmëritë.

Sllagjana Taseva nga organizata “Transparensi Interneshënëll” nuk dëshiron të shpejtojë me konkluzionin që ritmi me të cilin punon komisioni po ngadalësohet dhe e thekson faktin që është e pamundur të pritet nga ai numër i anëtarëve të komisionit, pa personel plotësues dhe pa resurse plotësuese  të mund të kryhet me sukses puna e këtij komisioni.

“Gjatë gjithë vitit nuk u bë asnjë hap para për të siguruar kushteve adekuate për punë të këtij Komisioni. Ata ende nuk kanë hapësirë adekuate. Pajisja është blerë nga projekt i KE-së, kompjuterë të cilët duhet t’i përdorin, nuk janë instaluar për shkak se nuk kanë hapësira, e kjo donë të thotë që ende nuk kanë as softuer për kërkim në bazat e të dhënave të cilat i kanë në dispozicion. Mendoj që sërish në një farë mënyra paraqitet mos gatishmëria e shtetit për të mbështetur punën e një institucioni të këtillë. Prandaj do të përmbahem nga vlerësimi që kanë më pak entuziazëm. Punojnë mjaft, kanë hapur shumë raste serioze, kanë parashtruar shumë lëndë nga PThP, punojnë në strategjinë e re etj”, thotë Taseva.

Edhe nga Instituti për demokraci, që është një nga anëtaret e Platformës për luftë kundër korrupsionit, nuk pajtohen me përshtypjen se KSHPK-ja ka dështuar në punë, por që përshtypja është rezultat i pritshmërive joreale në publik nga ky komision.

Marko Troshanovski, drejtor i Institutit për demokraci, përkujton që puna e KSHPK-së është të iniciojë, të zbulojë dhe të ngritë raste ku ka korrupsion, por jo edhe t’i zgjidh. Në bazë të atyre rasteve vepron prokuroria apo në disa raste edhe Qeveria.

“Ky komision në krahasim me përbërjet e kaluara bën progres jashtëzakonisht të madh në lidhje me raste që ka ngritur dhe ka hapur, duke pasur parasysh sa resurse dhe kuadër kanë, përkatësisht mos kompletimin me resurse njerëzore dhe mjete të cilat ndikojnë shumë në (mos)efikasitetin e komisionit dhe rezulton në atë që të mos mund ta kryejë punën e vet me kapacitet të plotë. Prandaj apeloj tek elitat politike që lënia e këtij komisioni pa mjete edhe më tutje, vetëm në mënyrë plotësuese do të pasqyrohet në luftën kundër korrupsionit”, konstaton Troshanovski.

Taseva sqaron që kompetencat ligjore të komisionit janë zmadhuar konsiderueshëm në lidhje me Ligjin paraprak për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, por se, për që lëndët të kenë zgjidhje nevojitet vendosmëri edhe e institucioneve tjera në luftën kundër korrupsionit.

“Të gjitha institucionet duhet në kuadër të kompetencave të tyre duhet ta përkrahin luftën korrupsionit dhe të iniciojnë procedura sipas rekomandimeve të Komisionit. Gjithashtu kemi situata ku disa vendime të tyre kanë pasur përgjigje nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, kjo ka ndodh për herë të parë dhe duhet të gjendet zgjidhje si të vazhdohet më tutje. Prokurori publik shumë pak ose aspak nuk vepron. Kemi informata që në mënyrë eksprese i refuzon iniciativat nga KSHPK-ja që gjithashtu më shumë tregon se gjithë të tjerët rreth ende nuk e kanë kuptuar rolin e komisionit në luftën kundër korrupsionit”, thotë Taseva.

Ekspertët theksojnë që nuk është e rëndësishme sa do të jetë numri i rasteve të cilat Komisioni Antikorrupsion do t’i hap, por sa raste të korrupsionit do të mbyllen dhe çfarë do të jetë kontributi i tyre në imunitetin kolektiv të institucioneve.

Komisioni Antikorrupsion ka hapur mbi 40 lëndë për dyshime për nepotizëm. Në listë janë gjendur kushëri të funksionarëve aktual dhe të mëhershëm shtetëror. Ka ngritur procedurë edhe kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe dy anëtarë tjerë të qeverisë, sipas parashtresave të parashtruara nga VMRO-DPMNE.

KSHPK ka iniciuar procedurë për kundërvajtje edhe kundër ish presidentit Gjorge Ivanov për emërime në Armatë para zgjedhjeve presidenciale. Ivanov në anën tjetër, e fitoi rastin në Gjykatën Kushtetuese kundër Komisionit. Në muajt e kaluar janë hapur edhe procedura kundër kryetarit të Strugës Merko, kryetarit të Gjykatës Supreme, Vangellovski, kundër drejtoreshës së Hematologjisë si dhe parcelat te Holidej In.

Përbërjen aktuale të Komisionit Antikorrupsion e përbëjnë kryetarja Biljana Ivanovska dhe anëtarët Vlladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikollovska, Nuri Bajrami, Goran Tërpenovski, Shemshi Sallai. Mandai i anëtarëve zgjat pesë vite, pa të drejtë për zgjedhje të sërishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button