#FridaysForFuture protestuan edhe të premten, me intenzitet më të vogël

Ajri i pastër ka rezultuar në atë që vetëm qindra njerëz të dalin në marshin e së premtes për ajër të pastër në Shkup, shumë më pak në krahasim me dy të parët, kur kushte mijëra të pranishëm. Pikërisht për atë arsye, folësit para Qeverisë i paralajmëruan ata të cilët kanë qëndruar në shtëpi që të mos mashtrohen, njofton Portalb.mk.

“Atyre të cilët thonë që kjo nuk ka kuptim, dëshiroj t’u them se nuk duhet të luajmë kumar me shëndetin tonë, për shkak se këtu jetojmë dhe vetëm mund të shpresojmë që nuk do të sëmuremi”, ka thënë njëri nga folësit.

Sikur edhe më parë, protestën e kanë drejtuar të rinj, të cilët kanë porositur që duhet vazhdimisht t’i bëhet presion qeverisë për këtë çështje.

“Nëse shifrat për PM grimcat nga viti 2019 vazhdojnë edhe më tutje, shkupjanët humbin 2,5 vite të jetës së tyre. Prandaj duhet të vazhdojmë ta shprehim pakënaqësinë tonë dhe t’i përdorim të gjitha proceset demokratike që i kemi. Do të vjen pranvera, ndoshta do të kemi ajër të pastër, por kjo do të ndodh përsëri dhe përsëri”, ka thënë Gorjan Jovanovski nga shoqata “Ajri im”.

LEXO: Shkup, nxënësit protestuan kundër ndotjes së ajrit

LEXO: Këshilli i Sigurimit i Maqedonisë së Veriut diskutoi për mbrojtjen e mjedisit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button