Vetë-rregullimi i portaleve temë e numrit të fundit të botimit “Gazetaria si e mirë publike”

Tema “Rregullim kundrejt vetë-rregullimit” është elaboruar në botimin e dhjetorit të publikimit “Gazetaria si e mirë publike”, të cilën e boton Sindikata e pavarur e Gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGM). Në analizën e autores Antoanella Dimitrievska kryqëzohen mendimet e kastës së gazetarëve në lidhje me vetë-rregullimin e internet hapësirës në Maqedoni.

Nëpërmjet analizës së qëndrimeve të ekspertëve mediatik gazetarëve dhe redaktorëve sugjerohet që vetë-rregullimi mund ta reduktojë ndikimin e shtetit mbi mediat e Maqedonisë.

Në numrin më të ri të publikimit “Gazetaria si e mirë publike” është publikuar Karta e Federatës Evropiane të gazetarëve për kushtet e punës së gazetarëve, si dhe Thirrja për respektimin e lirisë së shtypit dhe pavarësisë gazetare në Evropë.

Në publikim është vendosur edhe tekst që jep këshilla për punën e gazetarëve të lirë investigativë. Janë publikuar edhe tekste për rënien globale të lirisë së internetit dhe për rënien e lirisë së të shprehurit në 10 vitet e fundit, si dhe intervista që është ndërmarrë me Hendrik Sitig në të cilën ai flet për ndikimet politike në servilet publike radiodifuzive në vendet nga Evropa Juglindore.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button