Nga 1 janari, për veturat me benzinë nuk do të paguhet njëjtë si ato me dizel

Nina Angelovska, ministrja e Financave ka prezantuar rregulloren e re të tarifave për automjetet e importuara, tranmseton Portalb.mk.

“Presioni i sektorit civil për ndotjen e mjedisit është i ashpër dhe i duhur, sepse nuk ka asnjë alternative për shëndetin. Ministria e Financave dhe Drejtoria Doganore i përgjigjen disa sfidave që lidhen me ndotjen e ajrit me një zgjidhje sistematike dhe jo zgjidhje ad-hoc. Të mërkurën e kaluar, deputetët miratuan ligjin e ri mbi tarifën e automjeteve motorike. Me të për herë të parë, vendoset parimi: nëse automjeti është më pak ndotës, ai ka një shkallë më të ulët të tarifës”, deklaroi Angelovska.

Nga 1 janari, automjetet në vlerë deri 10.000 euro, dallim do të kenë varësisht a punojnë me motor nafte apo benzine.

Automjeti me të njëjtën vlerë dhe të njëjtat emetime të dioksidit të karbonit nëse është me motor benzinë do të paguajë tarifë më të ulët. Për shembull, për të gjitha automjetet me vlerë deri në 10.000 euro dhe emetimet e dioksidit të karbonit prej 130 gramë për kilometër, nëse është me motor benzine tarifa do të jetë 6.500 denarë, ndërsa nëse motori është me naftë – dy herë më shumë.

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski theksoi se motivimi i qytetarëve për të blerë automjete më pak ndotëse. Shifrat aktuale tregojnë se 82 për qind e automjeteve të blera janë të dorës së dytë dhe vetëm 18 për qind automjete të reja.

“Me ndryshimet stimulohet blerja e automjeteve të reja duke përjashtuar tarifat e caktuara të automjeteve, ato të përdorura për ndihmën e parë, shërbimet e varrimit dhe duke kthyer tarifën e paguar për automjetet e reja të destinuara për shërbimet e transportit taksi, ku kthimi i mjeteve varet nga qëllimi specifik i automjetit. Tek automjetet motorike do të kenë një kthim të tarifës 25 për qind, ndërsa automjetet me ulëse 7+1 dhe 8+1 që do të përdorën për taksitë dhe kompanitë do të tatimohen deri në 80 për qind. Për të inkurajuar përdorimin e automjeteve elektrike, përcaktohet një përjashtim i veçantë nga tarifimi për automjetet motorike për të gjitha kategoritë e këtij lloji. Automjetet hibride do t’i nënshtrohen 50 për qind përjashtimit nga tarifa”, sqaroi Tanasoski.

Përndryshe, në seancën e 123-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u votua Ligji për tatimin e automjeteve motorike, ku planifikohen ndryshime në sistemin e tatimit të automjeteve motorike.

LEXO: RMV, u miratua Ligji i ri për veturat
LEXO: Reforma të reja në Maqedoni: Ndotësit do të etiketohen, veturat ekologjike do të subvencionohen
LEXO: Ligji i ri për veturat në Shkup, Ministria e Mjedisit do t’i definojë etiketat ekologjike për veturat
LEXO: Dhënia e etiketave ekologjike pa matje është masë e gabuar, reagojnë ekologët
LEXO: Maqedoni, po përgatitet ligj i ri për veturat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button