Strugë, përplaset edhe vetura e dytë në Korzo

Barrierat e vendosur në hyrje të rrugës së këmbësorëve që të gjithë në Strugë e njohin si “Korzo”, kanë  qenë  cak i një automjeti i cili është përplasur fort me to, duke i dëmtuar disa prej tyre. 

Kjo është përplasja e dytë  që  deri tani është  regjistruar te barriera prej metali prej kur ato janë vendosur.

Para disa muajve një kompani private e angazhuar nga Komuna e Strugës, vendosi barrierat prej metali në hyrje të ”Korzos” në afërsi të urës mbi lumin ”Drin” për të ndaluar futjen e makinave pa asnjë kriter në këtë rrugë të këmbësorëve, fenomen që përsëritej prej kohësh.

Gjithashtu , autoritetet vendore barriera vendosën edhe në hyrje të shëtitores buzë lumit Drini I Zi në afërsi të Pallatit të kulturës, për të evituar edhe nga kjo pjesë futjen e makinave në qendër të Strugës . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button