6 ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tavolinë natën e ndërrimit të viteve

Nëse ëndërron të fitosh lotarinë, të të rritet rroga apo të gjesh dashurinë e jetës bën mirë të mos i anashkaloni fasulet, rrushin apo gicin në natën e ndërrimit të viteve, transmeton Revista Class.

Viti i Ri është koha kur ne i vemë kapakun disa gjërave dhe hapim dyert për të renë.

Në shumë vende të botës, për superticion ose jo, ka një listë me ushqime që shërbejnë si ogur i mirë.

Në Shqipëri nuk kemi një traditë supersticioni për ushqimin, por një rit e kemi.

Nëse personi i parë që hyn në shtëpi pas ndërrimit të viteve, është një djalë i vogël, familja do të ketë mbarësi për vitin e ri.

Pavarësisht nëse besoni ose jo, mund të gjeni një ushqim të preferuar në këtë listë ushqimet me fat.

Dhe nëse fati nuk ju troket në derë, të paktën natën e ndërrimit të viteve nuk do ta kaloni me stomakun bosh.

Rrushi

Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrush para mesnatës- një kokërr rrush për çdo muaj.

Kjo traditë daton që në vitin 1909, kur vreshtarët e zonës Alicante ne Spanjë e nisën këtë praktikë pas një viti të bollshëm me rrush.

Çdo kokërr rrushi përfaqëson një muaj, kështu nëse kokrra e tretë përshembull iu rastis e thartë, Marsi mund të jetë një muaj i vështirë.

Për pjesën më të madhe, synimi është që të gjithë kokrrat e rrushit të konsumohen në më pak se 12 sekonda, para se akrepat të shënojnë orën 00.00, por Peruanët këmbëngulin që të konsumohet edhe kokrra e 13-të, që të jenë brenda.

Jeshillëqe për të thirrur paranë

Jeshillëqet, duke përfshirë këtu jo vetëm sallatën jeshile, rukolën por dhe lakrën konsumohen në shumë vende në natën e Vitit të Ri.

Kjo për një arsye të thjeshtë-gjethet e tyre jeshile duken si para të palosura, ndaj dhe janë simbol i prosperitetit ekonomik.

Besohet se sa më shumë jeshillqe të konsumohen aq më i madh do të jetë fati që do ta shoqërojë personin në Vitin e Ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button