Qyteti i Shkupit e shpalli zjarrfikësin, policin dhe dhuruesin më të mirë

Petre Shilegov, kryetari i Qytetit të Shkupit sot ka shpërndarë çmimet tradicionale për dhuruesin më të mirë të gjakut, zjarrfikësin dhe policin më të mirë të vitit 2019, transmeton Portalb.mk.

Zoran Rajçin është shpallur zjarrfikësi më i mire, Dushko Kikenovski polici më i mirë për vitin 2019, ndërsa Ajris Asani mori mirënjohje për dhurues të gjakut për sivjet në Shkup.

“Si qytet i solidaritetit i ruajmë traditat e humanizmit dhe solidaritetit ndaj të gjithë atyre të cilëve u duhet ndihmë. Prandaj Qyteti i Shkupit çdo vit në mënyrë shtesë i motivon ata që më së shumti kanë kontribuuar për promovimin e humanizmit me veprat e tyre. Jam i bindur se ky çmim nxit motivim personal tek secili prej nesh të mos e kursejmë humanizmin dhe ta shfrytëzojmë çdo moment për ta treguar në vepër në mjedisin ku jetojmë dhe punojmë”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button