Xhaka marrëveshje me ekipin gjerman

Granit Xhaka ka arritur marrëveshje me Hertha Berlin dhe ka informuar Arsenalin se dëshiron të kalojë në klubin nga Bundesliga.

Këtë e ka konfirmuar agjenti i futbollistit, Blick, transmeton Klan Kosova.

“Shihni, dua të jem i sinqertë me ju – kemi një marrëveshje me Hertha dhe duam që të shkojmë në Berlin”, ka thënë Jose Noguera.

“Këtë ia kemi thënë se drejtorit të Arsenal, Raul Sanllehi dhe drejtorit sportiv Edu Gaspar – ashtu sikurse edhe trajnerit të ri Mikel Arteta”.

Xhaka dje është paraqitur për herë të parë nën drejtimin e Arteta, i cili paraprakisht dje ka treguar se e vlerëson Xhakën tejmase dhe se ka dashur që ta transferojë edhe në Manchester City.

Megjithë këto, Xhaka është përcaktuar që të rikthehet në Bundesliga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button