fbpx

Përleshje mes 18 deputetëve malazez në Parlament (VIDEO)

Parlamenti i Malit të Zi u përfshi nga skena dhune mes deputetëve të shumicës socialdemokrate dhe opozitarëve pro-serbë të frontit demokratik, transmeton Klan.

Dhuna shpërtheu gjatë natës gjatë diskutimit të një pakete reformash, ku bënte pjesë edhe ligji për pronat e kishës, që shkaktoi reagime të ashpra të opozitës. Ligji u miratua gjatë paraditen e kësaj të premte me 45 vota nga 81 deputetë që ka parlamenti i Malit të Zi.

Deputetët e Frontit Demokratik ashtu si edhe kryepeshkopi Amfilohije akuzuan qeverinë se kërkon të rrëmbejë pronat e Kishës Ortodokse Serbe, që përfaqëson komunitetin më të madh fetar në vend.

Ligji i ri heq nga administrimi i komuniteteve fetare, objektet e kultit të ndërtuara para vitit 1918, nëse nuk paraqesin dokumente pronësie, çka kundërshtohet ashpër nga kisha ortodokse. Nëse nuk paraqiten dokumente, pronat i kalojnë shtetit nën administrim.

Ndërsa kryeministri Markoviç tha se ligji është në përputhje me standardet evropiane dhe synon t’u ligjërojë pronat komuniteteve fetare.

Deputetët e opozitës paralajmëruan revoltë të armatosur nëse ligji kalon. Seanca u shoqërua me protesta edhe jashtë parlamentit. 22 persona u arrestuan mes të cilëve edhe 18 deputetë opozitarë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close