Pendarovski: Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në gjendje të shkëlqyer

Në Pallatin e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARSM) në Shkup, u mbajt brifing për gatishmërinë e ARM-së, në të cilin kryeshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral major Vasko Gjurçinovski e informoi presidentin e Republikës dhe njëherësh komandantin supreme të forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, për gjendjen me gatishmërinë luftarake të Armatës për vitin 2019, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Pendarovski duke theksuar se buxheti për mbrojtjen deri në vitin e ardhshëm do të jetë 160 milionë euro tha se është rekord absolut kur bëhet fjalë për buxhetin ushtarak nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut.

“Unë mund të them se jam i kënaqur nga ajo që dëgjova dhe nga ajo që e di nga informimi rrjedhës. Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në kondicion të shkëlqyer nëse krahasohet se çka ndodhej në këtë institucion para vetëm 2.3 dhe 5 vitesh”, theksoi Pendarovski.

Ai duke theksuar se ka më shumë hapësirë për përmirësim të gjendjes në armatë, përkujtoi se është dhënë garanci para NATO-s dhe se kanë ndërmend ta realizojnë këtë gjatë 5 viteve të ardhshme.

“Unë mendoj se mund të jemi të kënaqur me atë që mbështetja politike në këtë kurs doemos duhet të vazhdojë dhe të mos mbes në këtë nivel por edhe të rritet, meqë nuk do t’i kryejmë të gjitha punët me anëtarësimin në NATO”, tha presidenti Pendarovski.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, tha se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që të mos lerë kurrfarë rreziku në aspektin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë çmos për të mos lënë kurrfarë rreziku në aspektin e anëtarësimit tonë në NATO dhe si Qeveri jemi duke i diskutuar opsionet e ndryshme, nuk guxojmë ne si shtet të vendosim vetes pengesa”, tha Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button