Jovevski i pakënaqur me propozim-ligjin për prokurorinë

Propozim Ligjin për Prokurorinë publike mos e miratoni. Ky ishte apeli i prokurorit republikan, Lubomir Joveski drejtuar deputetëve të pushtetit.

Ai nuk është i kënaqur nga ligji i propozuar që tashmë është në rend dite në Kuvend. Këtë vendim ligjor e propozoi vetëm LSDM-ja, edhe pse ekipet negociuese të pushtetit dhe VMRO DPMNE-së, nëntë muaj zhvilluan bisedime, por nuk arritën marrëveshje, njofton Alsat M.

“Ajo që është e domosdoshme, jo për shkak të Brukselit, është që të miratohet ligj i ri për Prokurorinë publike. Por, do të nënvizoj, ligj cilësor dhe përmbajtësor e jo zgjidhje që do të jetë rezultat i marrëveshjes së politikës ditore. Më mirë është të mos miratohet ligj sesa të miratohet me çfarëdo zgjidhjesh”, deklaroi Lubomir Joveski- prokuror i shtetit.

Pas paralajmërimeve për kontrollin e gjykatësve, të quajtur “Veting”, Joveski njoftoi se prokurorët do të vlerësohen për punën e tyre përmes një sistemi që do të përcaktojë rezultatet e punës së tyre.

“Në këtë mënyrë do të evidentohet puna dhe do të zbulohen dobësitë në punën e secilit prokuror publik, me qëllimin e vetëm që të rritet efikasiteti në funksionim. Ka shumë punë përpara Prokurorisë, por ne jemi të gatshëm për punë të përgjegjshme, efikase dhe llogaridhënëse”, tha Joveski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button