RMV, është arritur marrëveshje për zhbllokim të ligjeve, u hap rruga për qeveri teknike

Pasi që dje u bë e qartë se shumica në pushtet dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare arritën marrëveshje për zhbllokim të disa ligjeve nga mbledhja e 123-të, ndërkaq për të shtunën është paralajmëruar takim  mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, hapet rruga për formim të Qeverisë teknike, shkruan Mia.mk.

Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditëve të kaluara disa herë paralajmëroi se nuk do të ketë zgjedhje më 12 prill, ndërkaq ai nuk do të japë dorëheqje, nëse opozita nuk i zhbllokon ligjet nga të cilat varen rrogat, pensionet dhe investimet. Ai theksoi se zgjedhje më 2020 do të ketë, por nëse ato do të mbahen më 12 prill, do të varet nga qasja e opozitës ndaj Parlamentit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje doli me deklaratë se shumica në pushtet dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare arritën marrëveshje për t’u miratuar të gjitha propozimet ligjore nga mbledhja e 123-të, të cilat janë të lidhura me zbatim prej 1 janarit.

Deputetët opozitarë deri pardje pasdite me fjalime të gjata dhe replika pothuajse e bllokuan këtë seancë. Mbledhja e 123-të vazhdon sot, ndërsa në të duhet të sillen rreth katërdhjetë ligje të lidhura me afat, përkatësisht me zbatim prej 1 janarit, mes të cilave edhe nga sfera e financave, sociales dhe shëndetësisë. Pikat e tjera nga kjo mbledhje në rend dite do të shqyrtohen pas Vitit të Ri.

Megjithatë, në Kuvend informojnë se nuk ka pajtueshmëri për miratimin e disa nga ligjeve kyçe, si Ligji për mbrojtje,, për shembull. Xhaferi është decid se porosinë drejt NATO-s për mosmiratim të Ligjit për mbrojtje nuk e dërgon Kuvendi, por partitë politike.

Xhaferi dje tha se zgjedhjet nuk mund të shtyhen, sepse ato ende nuk janë shpallur.

Në këtë rast, për shembull, nëse kryeministri nuk jep dorëheqje, nuk mund të zgjidhet qeveri teknike dhe të mbahen zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, nëse ndiqet dinamika e paraparë, pritet që më 3 janar të mbahet mbledhje e Parlamentit në të cilën do të zgjidhej Qeveria teknike.

Zaev dhe Mickoski të shtunën do të kenë takim në Qeveri, pasi që sot në takim të trupave më të lartë partiak të LSDM-së di të dihet kryeministri teknik. Takim të shtunën do të kenë edhe Mickoski dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Komiteti ekzekutiv dhe qendror i VMRO-DPMNE-së dje unanimisht e mbështetën liderin e partisë Mickoski t’i zhvillojë bisedimet dhe t’i japë propozimet lidhur me kandidatët e partisë për ministra të rinj, përkatësisht zëvendës apo ministra plotësues në qeverinë teknike.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev pas mbledhjeve të trupave më të lartë partiak theksoi se qëllimi i atyre të cilët nga opozita do të hyjnë në qeveri teknike do të jetë të kujdesen për zgjedhje të drejta, demokratike dhe tërësisht transparente të cilat do të mbahen më 12 prill.

Në pajtim me ligjin, opozita duhet të vijë në konsultim për propozimin për ministër të Punëve të Brendshme dhe ai të pranohet nga pushteti (dy partitë më të mëdha).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button