Maqedoni e Veriut, punonjësit e arsimit nga 1 janari me rritje të pagave për 10 përqind (VIDEO)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) kanë nënshkruar një marrëveshje sipas të cilës te punonjësit e arsimit nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ketë rritje të pagave për 10 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, dhe kreu i sindikatës SASHK, Jakim Nedellkov.

Sipas marrëveshjes, duke filluar nga 1 janari, rreth 20 mijë punonjës të arsimir fillor dhe tetë mijë të arsimit të mesëm do të marrin paga më larta për 10 për qind.

Në nënshkrimin e marrëveshjes ishte i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili theksoi se qeveria për dy vite e gjysmë i ka rritur pagat në arsim dhe kulturë për 2.150 denarë.

“Më shumë se kurrë më parë, arsimi duhet të jetë vizionar dhe i orientuar drejt së ardhmes. Edukimi që do t’i përmbushë, pranojë dhe zbatojë risitë dhe ndryshimet e shpejta teknologjike shkencore do të përcaktojë perspektivat socio-ekonomike”, deklaroi Zaev.

Sipas tij, marrëveshja do të sigurojë motivim shtesë për tranferim më cilësor të njohurive nga profesorët te fëmijët.

Sipas ministrit Ademi, marrëveshja përmirëson statusin material të punonjësve të arsimit.

“Me këto politika, me këto rritje të pagave në arsimin fillor, të mesëm, të lartë dhe në shkencë, japim kontribut të madh dhe serioz në përmirësimin e statusit material dhe shoqëror të punonjësve tanë në arsim”, tha Ademi.

Nedellkov, nga ana e tij, tha se ata janë të kënaqur me rritjen e pagave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button