Përmbaruesit i mbyllën zyrat – “ua thyen zemrën” qytetarëve

Pjesa dërmuese e zyrave të përmbaruesve dje ishin të mbyllur në shenjë revolte për Propozim Listën tarifore të Ministrisë për drejtësi me të cilën zvogëlohen shpërblimet maksimale nga 1.000 në 300 euro. Vendimi për të mos punuar vlen vetëm për ditën e djeshme, prej sot vazhdojnë me të vjetrën. Ata reagojnë se do të ballafaqohen me probleme financiare në punën nëse tarifat e reja miratohen në një nga seancat e ardhshme qeveritare. Një nga pasojat sipas tyre, do të jetë lëshimi i të punësuarve, ndërsa tjetrën të cilën e theksojnë është mbyllja e zyrave të tyre me çelës, transmeton Portalb.mk.

Zvogëlimi i shpërblimeve për 70 përqind, sipas kryetarit të Odës së përmbaruesve, Zoran Dimov, nuk është i pranueshëm dhe do të nënkuptojë paqëndrueshmëri në veprimtarinë e tyre dhe ka kërkuar takim me Ministrinë e drejtësisë dhe Qeverinë për të biseduar për gjetje të zgjidhjes me kompromis.

“Ka përmbarues të cilët mezi mbijetojnë, ka përmbarues të cilët edhe nuk kanë aq vëllim të madh pune. Jemi të hapur për biseda me Ministrinë dhe Qeverinë për të gjetur kompromis”, ka theksuar Dimov i cili ka nënvizuar që me listën e propozuar tarifore për herë të dytë do të zvogëlohen shpërblimet për përmbaruesit.

Disa prej tyre, në anën tjetër, theksojnë që do të jenë detyruar jo vetëm të largojnë nga puna punonjësit, por edhe t’i mbyllin zyrat e tyre. Nga Ministria e drejtësisë, në anën tjetër, theksojnë që po shqyrtohen të gjitha opsionet për sigurim të drejtësisë në përmbarim.

Përmbaruesit janë nën presion të madh nga qytetarët dhe veçanërisht nga organizata joformale “Stop për përmbaruesit” përfaqësuesit e të cilës çdo të martë protestojnë para Ministrisë së drejtësisë. Ata kanë qëndrim tjetër për punën e përmbaruesve dhe me ofertë për ndihmë, nëse është e nevojshme, “për të mbyllur zyrat e tyre”.

“Bëhen gjithnjë e më nervoz. Kjo është e dukshme. Siç thotë populli, po i afrohet fundi projektit të tyre për korrje të parave dhe nuk dinë ç’të bëjnë. I bëjmë apel Qeverisë t’i kthejë në punë në gjykatat dhe të punojnë për pagë sikur të gjithë ne. Qytetarët vazhdimisht na drejtohen neve të japin përkrahje për protesta më masive. Megjithatë jemi përmbajtur dhe kemi lënë hapësirë ata të protestojnë. Thonë që kanë dashur t’i mbyllin zyrat, ne jemi këtu nëse u nevojitet ndihmë”, thotë Marijan Risteski nga “Stop për përmbaruesit”.

“Stop për përmbaruesit” ka organizuar disa protesta në periudhën e kaluar. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me ndërprerje të tendencës së bllokimit të llogarive bankare të qytetarëve, që është vlerësuar si e paligjshme, kundër-kushtetuese dhe në kundërshtim me Deklaratën për të drejtat e njeriut, por edhe proces të vetingut për përmbaruesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button