LSDM sot duhet të zgjedh kandidat për kryeministër teknik, nesër takim liderësh

Sot LSDM-ja duhet ta publikojë emrin e kandidatit për kryeministër teknik, pasi që paraprakisht vendimi të kalojë në procedurat e Bordit Qendror dhe Ekzekutiv të partisë, njofton Portalb.mk.

Për sot pasdite është caktuar mbledhje e Bordit Ekzekutiv, ndërkaq pritet të publikohen edhe bartësit e pozitave të qeverisë teknike e cila, sipas marrëveshjes duhet që të votohet më 3 janar.

Kandidatë më të përfolur për kryeministër teknik janë ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi dhe ministrja aktuale e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Zaevi paralajmëroi se do ta lëshojë pozitën e kryeministrit, pasi që u arrit marrëveshje me opozitën për zhbllokimin e votimit të ligjeve në Kuvend.

“Si Qeveri dhe unë si kryeministër ja po e lëshoj funksionin dhe e lë amanet deri në prill, ashtu si[ u morëm vesh që të bëjmë reforma të nivelizuara dhe strukturuara”, tha Zaev.

Nesër, liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski do të takohen të shtunën dhe do të diskutojnë për qeverinë teknike. Fillimisht do të takohen Zaev dhe Mickoski, në ora 17:00 në ndërtesën e Qeverisë, ndërkaq në ora 19:30, tani për tani në lokacion të panjohur do të takohen edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Mickoski.

Në takime do të diskutohet për detajet e formimit të qeverisë teknike dhe për zgjidhjet kadrovike. Sipas marrëveshjes nga takimi i fundit i liderëve, më 3 janar duhet që të formohet qeveri e re teknike, sipas parimeve të Marrëveshjes së Përzhinës, ndërkaq zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet që të mbahen më 12 prill të këtij viti.

Sipas Marrëveshjes, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të udhëhiqen nga ministrat teknikë të opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button