Ish drejtori i ELEM-it dhe dy të punësuar u dënuan me tre vite burg në rastin “Tarifa”

Dënim prej 3 viteve me burg për ish drejtorin e përgjithshëm të ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe të punësuarit Metodij Stojmenov dhe Nenad Gjorgjovski caktoi sot Gjykata Penale e Shkupit. Ajo i shpalli fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare për rastin “Tarifa”, një prej lëndëve të ish Prokurorisë Speciale Publike, e cila tani është në kompetencë të Prokurorisë Publike, njofton Portalb.mk.

Në rastin “Tarifa”, i akuzuar është ish drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski, por edhe Metodij Stojmenov dhe Nenad Gjorgjovski, për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e ndërmarrjes shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” me vlerë prej 4 milionë euro.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizimin e softuerit “ERP sistem”. Të akuzuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorciumi, i cili më vonë e fitoi tenderin të kualifikohet në fazën e dytë të negocimit gjatë furnizimit, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacione.

Të gjithë të akuzuarit që nga fillimi i gjykimit janë deklaruar se nuk ndjejnë faj. Prokurori Trajçe Pelivanov në fjalët hyrëse të lëndës tha se të akuzuarit e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare për furnizim të paligjshëm të sistemit të softuerit për nevojat e “ELEM-it” me çka i kanë shkaktuar dëm kompanisë prej 456.560 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button