Timmermans: Britania gjithmonë e mirëpritur në BE

Zëvëndës-presidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, ka shkruar një letër dashurie për Britaninë, duke shprehur “dhimbjen e thellë” për largimin e këtij shteti nga Bashkimi Evropian.

“Gjithmonë do të jesh e mirëpritur për t’u kthyer”, ka thënë ai duke iu referuar Britanisë në të përditshmen britanike, The Guardian, transmeton Koha.mk.

“Prej kur kam shkuar në shkollë britanike, ju gjithmonë keni qenë pjesë e imja. Tani po largoheni dhe kjo më thyen zemrën”, thuhet mes tjerash në letër.

Britania e Madhe pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020.

Ligjvënësit britanikë kanë miratuar planin për largim të kryeministrit, Boris Johnson më 20 dhjetor, vetëm tetë ditë pasi Partia Konservatore ka fituar zgjedhjet e përgjitshme.

Kjo situatë do të nxisë një periudhë tranzitore të negociatave, e cila sipas projektligjit të Johnsonit, siguron se nuk do të zgjasë përtej vitit 2020.

Duke pretenduar se Parlamenti Evropian po ashtu do të përfundojë procedurat, Mbretëria e Bashkuar do të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 31 janar me marrëveshje dhe më pas do të hyjë në periudhën tranzitore që do të përfundojë më 31 dhjetor të vitit 2020.

Gjatë kësaj periudhe, Britania do të funksionojë në kuadër të doganave të BE-së dhe tregut të përbashkët, mirëpo do të jetë jashtë institucioneve politike dhe nuk do të ketë anëtarë britanikë në Parlamentin Evropian.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button