Mustafa, Kurtit: S’lejojmë të nënçmohemi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ende ka hapësirë për marrëveshje për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Megjithatë, ai ka thënë se kjo parti s’lejon nënçmim.

“Jo pse ne kemi ndonjë nevojë të veçantë apo të domosdoshme që të bashkëqeverisim, por sepse qytetarëve të Kosovës u duhet një qeveri. Mirëpo në asnjë rast nuk do të lejojmë që LDK-ja të nënçmohet”, ka thënë ai në Rubikon, transmeton Insajderi.

“Ne kemi thënë që do të pranojmë se do të heqim dorë nga secila Ministri e jona mirëpo vota jonë pastaj lidhet me një program qeverisës, me sigurinë qeverisëse, që ajo qeveri të udhëhiqet mirë dhe mbi të gjitha duhet të komunikojmë”.

Ai ka thënë se kur është fjala për kryetar të Kuvendit, situata ka qenë ndryshe, meqë si parti e parë VV-ja e ka pasur të drejtën kushtetuese ta propozojë kryetarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button