Ministria i propozoi Qeverisë shfuqizimin e marrëveshjeve në Labunishtë

Propblemi me gurthimoren në Labunishtë akoma nuk është zgjidhur, pas qytetarëve tash edhe Ministria e ekonomisë kërkoi nga Qeveria zgjidhje, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Ekonomisë konform nenit 100 të Ligjit për lëndë të para minerale mbi bazë në të cilën mbikëqyrja inspektuese mbi zbatimin e dispozitave nga i njëjti ligj e kryen Inspektorati Shtetëror për Inspektim Teknik dhe Mbikëqyrje Inspektuese mbi zbatimin e dispozitave të cilat kanë të bëjnë në mjedisin e jetesës e kryen Inspektorati për Mjedis të Jetesës, parashtresën për lëndën e dërgoi deri te inspektoratet e përmendura, me qëllim të kryhen në një afat të mundshëm sa më të shkurtër mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese mbi koncesionerët të cilët gravitojnë në rajonin e fshatit Labunishtë”, thonë nga Ministria.

“Gjatë javës së ardhshme ose më së vonë për dy javë së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të organizojmë takim me koncesionerët për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje të përhershme për problemin që e kanë banorët e Labunishtit të Strugës me guroren”, pati deklaruar Zaev.

“Nuk është në rregull në vendbanim me 10.000 banorë të ketë gjashtë koncesione. Kjo fillimisht nuk është me parimet për mjedisin e jetesës, por në të njëjtën kohë edhe për përmirësimin e jetesës së të gjithë qytetarëve. Nuk mund të përmirësohet jeta e qytetarëve nëse ne i shkatërrojmë të gjitha pasuritë që janë në këtë lokacion. Në të njëjtën kohë t’i shkatërrojmë rrugët, të bëjmë pluhur e tjerë. Po hapen vende të punës, dikush mundet edhe të humb vend të punës, por kompromis me shëndetin e qytetarëve nuk ka”, pati deklaruar Bekteshi para banorëve të Labunishtës.

Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria si kompetente për dhënien e koncesioneve, tha ai, mund t’i marrë koncesionet. Kryeministri është i vetëdijshëm se si puna e gurores aty ka shkaktuar dëme shëndetësore dhe të sigurisë të banorët që jetojnë, pasi nuk janë respektuar standardet e minimit. Por është i vetëdijshëm edhe për posedimin e marrëveshjes të vlefshme nga koncesionerët për eksploatimin e lëndës së parë minerale-gëlqere.

LEXO: Zaev: Brenda dy javëve do të gjejmë zgjidhje për problemin e Labunishtës
LEXO: Bekteshi: Sa më shpejtë do t’u merren koncesionet për nxjerrje të lëndës së parë në Labunishtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button