Kështu mposhtet Barca (VIDEO)

Barcelona ka pësuar humbje prej 2-1 si mysafir i Celticut në ndeshjen e vlefshme për Grupin G që u zhvillua të mërkurën mbrëma në Celtic Park.

Si zakonisht, mysafirët dominuan me posedimin e topin në fraksionin e parë të lojës, por pas 45 minutash, ishte ekipi vendas që avanconte.

Një krosim të Charles Mulgrew e shfrytëzoi Victor Wanyama për të shënuar me kokë (21’).

Blaugranët vazhduan të rrezikonin duke goditur shtyllën me anë të Leo Messi e Alexis, por nuk arritën të shënojnë.

Edhe në gjysmën e dytë, katalunasit vazhduan duke bërë lojë ofensive, mirëpo ishin joefektivë. Dhe ndërkohë që ata nuk shënonin erdhi goli i sigurisë për vendasit.

Një gabim të Xavit e shfrytëzoi Anthony Watt për të dyfishuar rezultatin (83’).

Lionel Messi shënoi në minutat shtesë (90’+1), por vetëm sa për të ruajtur nderin blaugran.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Benfica e ka mposhtur Spartak Moskën me rezultat 2-0.

Pas xhiros së katërt, Grupit G i prin Barcelona me nëntë pikë, ndërsa Celticu ka shtatë pikë në vend të dytë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button