Policia për 6 orë në Tetovë arriti t’i ndalë 96 vetura për këtë arsye

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se dje nga ora 10:00 deri në ora 16:00, SPB-Tetovë ka kryer kontrolle policore te veturave, transmeton Portalb.mk.

Në kontrollet policore, vëmendje i është përkushtuar veturave që shfrytëzojnë folitë për xhama.

“Gjatë kontrollit u gjetën 96 parregullsi në shfrytëzimin e folive, katër vetura ishin me leje qarkullimi të skaduar dhe një me frena jo të rregullta”, raportojnë nga MPB-ja.

Ndërkohë, pesë vetura të kontrolluara janë larguar nga komunikacioni, derisa te të tjerët janë shkruar vërejtje për parregullsi dhe paralajmërim.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të veturave janë kapur edhe pesë vozitës pa leje, dy vozitës fillestar që nuk kanë qenë nën shoqërim dhe dy shkelje tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button