U vëzhgua eklipsi diellor i fundit për këtë vit (FOTO)

Pas gjashtë vitesh në Kinë, në Indonezi pas dhjetë vitesh, në Pakistan pas 20 vitesh dhe në Malajzi pas 21 vitesh, për herë të parë është vëzhguar eklipisi unazor diellor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Indonezi, në ora 10:15 me kohën lokale, eklipsi ka filluar pjesërisht, ndërsa ky ishte eklipsi i parë unazor diellor i vëzhguar në vend pas dhjetë vitesh.

Eklipsi më së qarti u nodhi në rajonin Siak të shtetit Riau, ku dielli u mbullua me 97 për qind. Eklipsi këtu zgjati rreth katër minuta.

Veçanërisht, eklipsi u vëzhgua edhe mbi ishujt Sumatra dhe Borneo, kurse sipas agjencisë së meteorologjisë, në shtetin më lindor të vendit, Papua, eklipsi është vëzhguar në orën 15:00 sipas kohës lokale.

U vëzhgua eklipsi diellor i fundit për këtë vit

– Eklipsi u shikua me teleskopë

Në disa rajone, gjithashtu u zhvilluan edhe aktivitete nëpër observatore. Personat që u organizuan vetë zgjodhën vende të larta prej ku këtë ngjarje e shijuan me teleskopë ose syza për mbrojtje.

Ndërkohë, në shumë qytete, si Banda Aceh, Medan dhe Xhakarta, muslimanët indonezianë e falën edhe namazin e kusufit, që falet enkas për këtë rast.

Eklipsi unazor diellor i fundit në vend kishte ndodhur në vitin 2009.

U vëzhgua eklipsi diellor i fundit për këtë vit

– Pakistani e përjetoi për herë të parë pas 20 vitesh

Nga ana tjetër, në Pakistan, ku eklipsi ndodhi për herë të parë pas 20 vitesh, në kryeqytetin Islamabad dhe Ravalpindi u shikua pjesërisht, ndërsa në Karaçi dhe Gvadar u vëzhgua pa pengesa.

Departamenti i Meteorologjisë së vendit paralajmëroi qytetarët që të mos shikohet eklipsi me sy të lirë. Në shumë xhami të vendit u bë thirrje për fjalen e namazit e kusufit.

Namazi

– Malajzi pas 21 vitesh

Eklipsi në Malajzi u vëzhgua në shtetet qendrore dhe jugore të vendit.

Eklipsi në Kuala Lumpur dhe Selangor, si dhe shtetet jugore Johor dhe Sarawak, ndodhi nga ora 11:20 me kohën lokale deri në ora 15:15.

Në shumë xhami u fal namazi i kusufit.

Zyrtarët njoftuan se ky eklips është i pari pas 21 vitesh.

U vëzhgua eklipsi diellor i fundit për këtë vit

– Eklipsi u vëzhgua edhe në Kinë

Në Kinë eklipsi u pa në provincën jugore Hainan dhe Rajonin Autonom të Tibetit.

Eklipsi i parë pas gjashtë vitesh zgjati për katër orë.

Në kulturën kineze eklipsi përshkruhet me fjalët “Qeni qiellor e hëngri diellin”.

Përveç këtyre vendeve, eklipsi i fundit u vëzhgua edhe në shumë vende të tjera, përfshirë vende nga Australia e deri në Emiratet e Bashkuara Arabe.

U vëzhgua eklipsi diellor i fundit për këtë vit
U vëzhgua eklipsi diellor i fundit për këtë vit
U vëzhgua eklipsi diellor i fundit për këtë vit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button