“Informer” spekulon se Maqedonia nuk i ka dashur aeroplanët luftarakes bullgare

Lajmi i datës 24.12.2019, dy aeroplanë luftarakë grek nga baza afër Larisësë kanë fluturuar krejtësisht mbi qiellin e vendit tonë në kuadër të marrëveshjes teknike (NATO) midis Shkupit dhe Athinës për të ruajtur sigurinë e qiellit të Maqedonisë, u transmetuar nga disa media, duke e përfshirë edhe “Informer” nga Serbia, por me një titull spekulativ, shkruan Meta.mk.

“Informer” me titull “GREQIA E MERR QIELLIN E MAQEDONISË! Shkupi nuk i don aeroplanët bullgarë. (GRČKA PREUZIMA MAKEDONSKO NEBO! Skoplje ne želi bugarske avione!) plason spekulime pa kurrfarë baze, që nuk rrjedh nga lajmio tzë cilin e transmetojnë, as, edhe, nga çfarë do burimesh tjera që do të mbështetnin titullin

Përveç këtij titulli spekulativ, lajmi është transmetuar saktë (burime janë “Tanjug”, i cili i referohet televizionit “ Telma” dhe Ministrisë së mbrojtjes sl RMV-së), ndërsa spekulimin e nxjerrin nga fjalia e fundit në të cilën theksohet se “Bullgaria, gjithashtu, ka ofruar kontroll të qiellit të Maqedonisë”.

Një përpjekje pak më e kujdesshme e lajmeve orienton në faktet e mëposhtme.

E para është një mision i vazhdueshëm i vendeve anëtare të NATO-s, i quajtur “Air policing“ (Policimi ajror). Bëhet fjalë për një aktivitet të Aleancës për të kujdes të vazhdueshëm të qiellit mbi të gjithë hapësirën që e mbulon NATO, përkatësisht kujdes me mbi 30,000 fluturime në hapësirës ajrore të vendeve anëtare të Aleancës. Si pjesë e këtij aktiviteti të vazhdueshëm, secili shtet anëtar duhet të ketë siguruar të paktën dy aeroplanë gjahtarë kujdestarë në gatishmëri të plotë luftarake edhe atë 24/7, në mënyrë që të ndërhyjë në rast se ndodh diçka e paparashikuar. Ato shtete anëtare që nuk kanë aviacion të tillë- avionë gjuetarë-interceptorë, siç janë shtetet baltike, Sllovenia, Mali i Zi ose Maqedonia, marrin shërbime të këtij lloji nga vendet e tjera anëtare të NATO-s.

Pas Marrëveshjes së Prespës, ndryshimit të Kushtetutës dhe ftesës për tu bërë anëtare e NATO-s, është e vërtetë që dëshirë për të mbrojtur qiellin e Maqedonisë kanë shprehur Greqia, Bullgaria dhe Turqia. Sidoqoftë, Shkupi arriti marrëveshje me Athinën, dhe kuadër të saj u nënshkrua edhe marrëveshje në shtator në takimin e Shefit të Shtabit të përgjithshëm të ARMV-së Gjeneral Vasko Gjurçinovski, me homologun e tij grek, Hristos Hristodulu, në Selanik.

Nga ana tjetër, sipas informacionit në dispozicion, Shkupi ka arritur marrëveshje edhe me Bullgarinë për të kontrolluar qiellin që në korrik të këtij viti. Nga ana tjetër, sipas informacionit në dispozicion, Shkupi ka arritur marrëveshje edhe me Bullgarinë për të kontrolluar qiellin që në korrik të këtij viti. Sidoqoftë, marrëveshja, sipas kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, do të hyn në fuqi posa Bullgaria të marrë 8 aeroplanët e parë të F-16 në përbërje të forcave të saj ajrore. Marrëveshja u miratua nga parlamenti në Sofje në korrik të këtij viti, ndërsa prodhuesi “Lokid Martin“ ka njoftuar në shtator që aeroplanët do të dorëzohen në vitin2022.

Prandaj, “Informer”, pa asnjë argument me një titull spekulativ, i ka dezinformuar lexuesit e tij rreth marrëdhënieve midis RMV-së dhe Bullgarisë. Përkundrazi, ruajtja e qiellit është një praktikë e zakonshme në NATO, dhe kështu është edhe me Malin e Zi, ku për kontroll të qiellit  janë Italia dhe Greqia apo shtetet baltike, qiellin e të cilëve gjithnjë e mbrojnë nga tre shtetet kryesore evropiane, anëtare të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button