Janë vrarë gjashtë ushtarë afganë, autoritetet e cilësojnë “sulm terrorist”

Të paktën gjashtë ushtarë afganë u vranë nga një sulm me makinë bombë që shënjestroi një kompleks ushtarak në provincën veriore Balkh.

Pasi bomba shpërtheu, një grup militantësh sulmuan kompleksin, tha ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate, duke e quajtur incidentin si “sulm terrorist”, transmeton REL.

Të paktën tre ushtarë u plagosën, gjatë luftimeve pasuese midis militantëve dhe forcave të sigurisë afgane.

Ende askush nuk e ka marrë pëgjegjësinë për sulmin, por ministria dhe zyrtarët afganë fajësuan militantët talibanë.

Grupi i talibanëve vazhdojnë të organizojnë sulme pothuajse na baza ditore, duke shënjestruar forcat afgane dhe amerikane, si dhe zyrtarët qeveritarë. Në të njëjtën kohë grupi militant zhvillon bisedime paqeje me një të dërguar të SHBA-së, i ngarkuar me negociatat për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak në Afganistan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button