Xhaferi: Nëse nuk formohet qeveri teknike, zgjedhjet mund të anulohen

Derisa kryeministri Zoran Zaev nuk jep dorëheqje dhe nuk formon qeveri teknike, zgjedhjet mund të anulohen, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e sotëm joformal me gazetarët duke shtuar se Marrëveshja e Përzhinës parashikon që 100 ditë para zgjedhjeve të formohet qeveria teknike, ndërkaq zgjedhjet nuk mund të anulohen pasi që qeveria e re të votohet në Kuvend, njofton Portalb.mk.

“Pa Marrëveshjen e Përzhinës, zgjedhjet i shpallë Kuvendi 60 ditë përpara mbajtjes së tyre. Këtu kemi situatë tjetër, qeveri teknike e cila duhet që t’i zbatojë zgjedhjet. Tani mundet të ndodh që kryeministri të mos japë dorëheqje dhe atëherë kuptohet që do të anulohen zgjedhjet”, tha Xhaferi.

Qeveria e re teknike duhet që të zgjidhet më së voni deri më 3 janar në mesnatë. Kryeministri Zoran Zaev, duhet që të japë dorëheqje. Të zgjedhet kryeministër i ri i qeverisë teknike. VMRO-DPMNE-ja opozitare do të udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, por edhe me zv/ministra të Financave, Bujqësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Xhaferi ka theksuar se opozita dhe pushteti kanë arritur marrëveshje që të mos bllokohen ligjet dhe pret që në seancën e nesërme të votohen ligjet. Marrëveshja nuk është arritur për Ligjin për mbrojtje.

Nga ana tjetër, të shtunë pritet të ketë takim mes liderëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski për të diskutuar për qeverinë teknike. Fillimisht do të takohen Zaev dhe Mickoski, në ora 17:00 në ndërtesën e Qeverisë, ndërkaq në ora 19:30, tani për tani në lokacion të panjohur do të takohen edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me Mickoskin. Këto informata i kanë konfirmuar nga shtabi i VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button